Zhvillim
Cyrihu, destinacioni më i shpeshtë nga Shkupi
Trafiku ajror i Maqedonisë vazhdon të rritet. Këtë vit janë planifikuar destinacione të reja dhe më shumë fluturime. Për qytetarët janë hapur mundësi të reja të udhëtimit dhe hyrja e kompanive ajrore me kosto të ulët ka gjeneruar një rritje të numrit të udhëtarëve dhe numrit të fluturimit.
“TAV Maqedoni”, sipas mediave të Shkupit, ka nusur negociata me kompaninë gjermane me kosto të ulët “Eurowings” të grupit “Lufthansa”. Janë planifikuar linja të reja për Munich dhe Düsseldorf, raportojnë mediat e Shkupit.
“Nëse negociatat përfundojnë me sukses, qytetarët jo vetëm që do të përfitojnë nga një lidhje tjetër ajrore me qytete në Gjermani, por do të përfitojnë lidhje të reja brenda Evropës dhe lidhjet ndërkontinentale që fluturojnë me kompaninë “Eurowings”, të “Lufthansa”-s, thuhet nga “TAV Maqedoni”.
“Eurovings” fluturon në rreth 140 destinacione, në mbi 40 vende. Kompania është tashmë e pranishme në rajon.
Nga 17 qershori fillojnë fluturimet e reja Shkup – Doha me “Qatar Airways”.
Këtë vit do të bëhet përpjekje për të kapur numrin e 2 milionë udhëtarëve të transportuar nëpër aeroportet e Maqedonisë, pretendon “TAV Maqedoni”. Ky qëllim ishte arritur pothuajse vitin e kaluar, kur numri i përgjithshëm i udhëtarëve që janë transportuar nëpërmjet aeroporteve të Maqedonisë ishte rreth 1,8 milionë pasagjerë. Do të thotë, bëhet fjalë për një rritje të plotë 15% vitin e kaluar. Në vetëm një vit, numri i transaksioneve është rritur me 8.9%, me një total prej 16 mijë e 883 fluturimeve.
Numri i pasagjerëve është në rritje nga viti në vit, duke treguar se transporti ajror është bërë shumë më i arritshëm për qytetarët, në krahasim me vitet e mëparshme. Për shembull, në vitin 2005 të dy aeroportet kanë transportuar gjithsej 579,913 pasagjerë. Vitin e kaluar në aeroport janë transportuar 1,651,826 pasagjerë dhe 142,550 në Ohër, një total prej 1,794,376 pasagjerësh.
Duke analizuar të dhënat vjetore të “TAV Maqedoni”, mund të konkludohet se Stambolli, me të dy aeroportet “Ataturk” dhe “Sabiha Gokcen”, është destinacioni më i shpeshtë nga Shkupi, me një pjesëmarrje prej 12.6%, më pas vjen Cyrihu me 10.2%, Vjena prej 6.3%, Bazeli 5%, Malmo dhe Londra 4.8% dhe 4.3% të tregut.
Kompania hungareze “Wizz Air” është subvencionuar nga qeveria në Shkup dhe ka realizuar më shumë fluturime, duke transportuar më shumë pasagjerë dhe ka arritur një pjesë të tregut prej 54.8%.
Kompanitë sipas numrit të pasagjerëve:
“Wizz Air Air”,
“Turkish Airlines”,
“Austrian Airlines”,
“Germany Flug”,
“Pegasus Airlines”,
“Edelweiss”.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










