Shkurt.ch
Vendet e BE-së do të komunikojnë më lirë në roaming
Zyrtarët nga 28 vendet e Bashkimit Evropian (BE) dhe Parlamenti Evropian arritën një marrëveshje për uljen e çmimit të thirrjeve roaming, njoftuan mediat në Bruksel, përcjell albinfo.ch.
Ata ranë dakord se si operatorët mobilë mund të ngarkojnë njëri-tjetrin për përdorimin e rrjetit të tyre dhe do të ofrojnë shërbimin roaming, me të cilin do të reduktohet ndjeshëm kostoja për përdoruesit e këtyre shërbimeve, shkruan albinfo.ch.
Deri më tani qytetarët e BE-së kanë paguar shërbime të larta roaming kur vizitojnë ose punojnë në një shtet tjetër anëtar. Për një kohë të gjatë është konsideruar si një faktor që komplikon tregun e përbashkët në mes të shteteve anëtare.
Kjo masë ende duhet të marrë edhe kuadrin ligjor, e pastaj do të duhet të miratohet nga shtetet anëtare të BE-së, por arritja e pozicionit të përbashkët është konsideruar si një hap i rëndësishëm.
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












