Shkurt.ch
66% për qind të zviceranëve pro natyralizimit të lehtësuar
Edhe pse ata që janë Pro, vazhdojnë ta kenë primatin e dukshëm ndaj kundërshtarëve, megjithatë, në krahasim me sondazhin e fundit, përqindja e tyre ka shënuar një rënie prej 8 %
Më 12 shkurt qytetarët e Zvicrës do të votojnë, veç tjerash, edhe për natyralizimin e lehtësuar të të huajve të brezit të tretë. Votimi në fjalë është ndër temat më të nxehta në mediat zvicerane aktualisht edhe për faktin se ka polarizuar opinionin.
Në sondazhin më të ri, ose të dytin të realizuar nga Instituti për Hulumtimin e Opinionit Publik GFS Bern (të porositur nga SRG) del se 66 për qind të zviceranëve do të votojnë pro natyralizimit të lehtësuar, 31 % kundër dhe 3 % të pavendosur, shkruan srf.ch.
Edhe pse ata që janë Pro, vazhdojnë ta kenë primatin e dukshëm ndaj kundërshtarëve, megjithatë, në krahasim me sondazhin e fundit, përqindja e tyre ka shënuar një rënie prej 8 % (nga 74% sa ka qenë), transmeton albinfo.ch. Kjo bën të kuptohet se megjithatë trendi është negativ, shkruan srf.ch.
Ndërsa disa sondazhe të realizuara nga subjekte dhe media të ndryshme kanë alarmuar për një luftë të balancuar në mes të përkrahësve dhe kundërshtarëve të natyralizimit të lehtësuar, shkruan albinfo.ch. Sipas tyre, përkrahësit kanë një përparësi të ngushtë ndaj kundërshtarëve, gjegjësisht 51% me 49%.
Sondazhi po ashtu ka përfshirë edhe pyetjen për pjesëmarrësit e tij nëse do të votojnë më 12 shkurt. 69% kanë pohuar se do të votojnë gjë që paraqet një përqindje të lartë të atyre që kanë ndërtuar një qëndrim rreth çështjeve për të cilat do të votohet.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë











