CH-Ballkani

Donacion nga Zvicra për spitalin e Mitrovicës

Bëhet fjalë për një donacion, për të cilin është përkujdesur Astrit Hasani, i cili punon dhe vepron në Zvicër..

Një donacion prej 10 mijë franga zvicerane me 6000 njësi të materialit sanitar shpenzues, i është dhuruar spitalit “ Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.

Bëhet fjalë për një donacion, për të cilin është përkujdesur Astrit Hasani, i cili punon dhe vepron në Zvicër..

Nevoja dhe problemet me të cilat ballafaqohet shëndetësia në këtë qytet, e ka shtyrë Astritin që të bej një veprim të tillë, derisa i gjithë materiali është i destinuar për ata persona që kanë sëmundje specifike,  raporton RTK, përcjell albinfo.ch.

Donatori nga Zvicra, Astrit Hasani, tha se ka marrë ketë nismë që t’ia dhuroj këtë donacion Spitalit të Mitrovicës ngase, sipas tij, do të lehtësojë punën e mjekëve po edhe është ndihmë e madhe për pacientët në Mitrovicë…

Zëvendësdrejtori i spitalit të Mitrovicës, Zahir Musa, ka falënderuar  për donacionin i cili, sipas tij, do të lehtësojë punën e mjekëve në Mitrovicë, transmeton albinfo.ch.

Siç raporton RTK ky nuk është donacioni i vetëm Astritit, ai më herët ka dhuruar edhe materiale mjekësore në spitale tjera të vendit.