Zhvillim
TAP investon 450 milionë euro në Shqipëri për projektin e gazsjellësit
Mësohet se rreth 400-450 milionë euro do të investohen në Shqipëri gjatë vitit 2017 për projektin e gazsjellësit TAP
Projekti i gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline (TAP) pritet të ketë një ndikim të madh në ekonominë shqiptare, duke qenë se do të jetë edhe faza më e rëndësishme e ndërtimit të tij, bëjnë të ditur mediat shqiptare.
Sipas informacioneve mësohet se rreth 400-450 milionë euro do të investohet në Shqipëri gjatë vitit 2017, përcjell albinfo.ch.
Kjo shifër është mesatarisht sa gjysma e fluksit të investimeve të huaja direkte që hyjnë në Shqipëri në një vit. Për gjithë vitin 2015, investimet e huaja direkte ishin 871 milionë euro, ndërsa për 9 mujorin 2016 arritën në rreth 710 milionë euro.
Në total investimi i TAP në Shqipëri parashikohet të arrijë në 1.5 miliardë euro. Për Greqinë kjo shifër llogaritet 2.3 miliardë euro. Ndërsa i gjithë projekti TAP pritet të kushtojë 6.2 miliardë euro. Kapaciteti fillestar do të jetë 10 miliardë metër kub gaz në vit, për t’u zgjeruar në 20 miliardë kub metër kub gaz. Sasia e parë e gazit do të transportohet në vitin 2020.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












