Gruaja
Viti i suksesshëm i Elina Dunit
2016-ta mund të cilësohet si një vit shumë i suksesshëm për këngëtaren shqiptare, Elina Duni, e cila zhvilloi shumë koncerte anembanë botës
Këngëtarja shqiptare, Elina Duni ka përmbyllur një vit të suksesshëm me koncerte anembanë botës, raporton albinfo.ch.
Ajo përmes një videoje të publikuar në llogarinë në “Facebook” ka zbuluar se ndër momentet më të mira të vitit 2016 ishte “Turi në Japoni”. Madje, ajo ka publikuar një film të shkurtër prej prapaskenave të aventurës japoneze të saj.
“Një nga momentet më të mira të 2016 ishte turneu jonë në Japoni. Këtu keni një film të shkurtët të qëndrimit tonë në më pak se 48 orë në Tokio. Faleminderit Kohei Yamaguchi dhe Ayumi-Frei Kagitani”, ka shkruar këngëtarja shqiptare Elina Duni.
Në vitin 2016 e përditshmja zvicerane “AZ” e ka radhitur këngëtaren shqiptare në krye të listës, që përmban 10 këngëtarët më të mirë të muzikës xhaz sipas këtij mediumi.
Duni gjatë vitit 2015 ka promovuar me një turne ballkanik në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Serbi albumin e saj të titulluar “Dallëndyshe”, i cili u cilësua nga gazeta britanike “The Telegraph” si një ndër albumet më të mira të muzikës xhaz dhe përmban 12 këngë. “Këngëtarja zvicerano-shqiptare kullon një ndjeshmëri të mrekullueshme në mënyrën se si këndon (jo në anglisht) në “Dallëndyshe””, është përshkrimi që i ka bërë e përditshmja angleze Dunit.
Në vitin 1991, Duni shpërngulet në Gjenevë të Zvicrës. Repertori i saj ndër të tjera përmbledhë albumet “Baresha”, “Lume lume” dhe “Matanë malit”. Ndonëse mban koncerte në shumë vende të Evropës, Elina pati shprehur kënaqësinë e saj sa herë që përshëndet publikun në shqip dhe dëgjon duartrokitje të vijnë prej sallës. Vitin e kaluar ajo interpretoi më 9 janar në Tiranë dhe vazhdoi rrugëtimin e saj në Zvicër, Gjermani dhe Francë deri në fund të muajit.
E-Diaspora
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











