Shkurt.ch
Shpërthen zjarri në një hotel: 13 të lënduar
Një person që ka marrë lëndime të rënda dhe dy të tjerë lëndime të mesme, janë transportuar me helikopter për në spitalin kantonal të Chur-it
Pasditen e sotme në Arosa të Graubündenit ka shpërthyer një zjarr. Më shumë se njëqind policë dhe zjarrfikës janë angazhuar në fikjen e zjarrit, sipas Policisë Kantonale. Një person që ka marrë lëndime të rënda dhe dy të tjerë lëndime të mesme, janë transportuar me helikopter për në spitalin kantonal të Chur-it, bën të ditur srf.ch.
I gjithë hoteli është evakuuar me ç`rast dhjetë persona që kanë marrë lëndime më të lehta janë trajtuar në vendin e ngjarjes. Ndërsa policia i ka rekomanduar popullatës që banon në afërsi që të mbyllë dritaret dhe të qëndrojë brenda.
Aktualisht treni në linjën Arosa-Litzirüti nuk qarkullon pasi që treni është në afërsi të hotelit që ka mare zjarr.
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












