Shkurt.ch
“Në rast krize, kosovarët do të strehoheshin te familjarët e tyre në Zvicër”
Parmelin: Në rast se situata në Kosovë sërish do të përkeqësohej, ne duhet të llogarisim me atë se shumë njerëz do të iknin nga Kosova dhe të gjenin strehë te të afërmit e tyre në Zvicër. Kjo nuk do të ishte në interesin tonë”
“Ndonëse situata në Kosovë është përmirësuar, ajo ende nuk është stabile. Ne në Zvicër kemi një komunitet të madh kosovar. Në rast se situata në Kosovë sërish do të përkeqësohej, ne duhet të llogarisim me atë se shumë njerëz do të iknin nga Kosova dhe të gjenin strehë te të afërmit e tyre në Zvicër. Kjo nuk do të ishte në interesin tonë”.
Kështu është prononcuar ministri zviceran i mbrojtjes, Guy Parmellin në intervistën e gjerë që i ka dhënë gazetës Tages Anzeiger. Parmelin i është përgjigjur pyetjes së gazetarit përse ai këmbëngul për mbajtjen e Swisscoy-t, misionit ushtarak të Zvicrës në Kosovë në kohën kur partia nga e cila vjen (SVP/UDC) është kategorikisht për tërheqjen nga Kosova, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë Parmellin ka bërë atë që deri tash nuk është bërë nga viti 1999 kur ka filluar misioni: ka planifikuar uljen e numrit të personelit atje, nga 235 sa janë tash në 165 që do të jetë në vitin 2020. Po ashtu ai në këtë intervistë ka thënë se krahas zvogëlimit të numrit, ky mision me kohë do të ketë një përbërje më shumë civile se sa ushtarake.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












