Shkurt.ch
Zvicra vendos të strehojë edhe 2000 refugjatë të tjerë sirianë
Këta refugjatë të cilët do të pranohen gjatë dy viteve të ardhshme, i takojnë një kategorie veçanërisht të lëndueshme. Këtu hyjnë kryesisht të moshuarit, të sëmurët dhe familjet me fëmijë
Këshilli Federal, duke mbështetur qëndrimin e ministres së drejtësisë dhe Policisë, Simonetta Sommaruga, ka vendosur që t`u ofrojë strehim edhe 2000 të përndjekurve tjerë nga lufta civile në Siri, shkruan srf.ch
Këta 2000 refugjatë të cilët do të pranohen gjatë dy viteve të ardhshme, i takojnë një kategorie veçanërisht të lëndueshme. Këtu hyjnë kryesisht të moshuarit, të sëmurët dhe familjet me fëmijë, transmeton albinfo.ch. Do të strehohen para së gjithash njerëzit të cilët kanë ikur në vendet fqinje me Sirinë por atje nuk mund të qëndrojnë më gjatë.
Sipas të dhënave të Komisariatit të Lartë të OKB-së për Refugjatë (UNHCR), vetëm në Liban jetojnë më shumë se një milion refugjatë nga Siria ndërsa në Jordani, rreth 650 mijë sish.
Ashtu siç e kërkojnë rregullat, refugjatët para se të nisen për në Zvicër do të merren në pyetje. Secila dosje e tyre do të shqyrtohet nga Shërbimi Informativ i Federatës (NDB)
E-Diaspora
-
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës Fëmijët shqiptarë në Landquart dhe rrethinë do të kenë mundësi të mësojnë gjuhën shqipe çdo të... -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











