Shkurt.ch
Pak më shumë të papunë në Zvicër
3.3 për qind raportohet shkalla e papunësisë në nëntor, nga 3.2 për qind që ishte në muajin tetor.
Këto të dhëna i ka publikuar Sekretariati i Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO), përcjell albinfo.ch.
Në përputhje me rrethanat, 4697 persona më shumë ishin të papunë se në muajin e kaluar. Në total 149.228 të papunë janë të regjistruar në qendrat rajonale të punësimit (RAV) në nëntor.
Numri i regjistruar i vendeve të lira në RAV është ulur minimalisht vetëm për 96, nga 10.814.
Kjo konfirmohet nga Seco një muaj më parë, duke publikuar shifrat e tetorit. Boris Zürcher nga Seco pastaj foli për një “stabilizimit në nivel të lartë”. Papunësia, pavarësisht nga efektet sezonale, në muajt e ardhshëm nuk do të ketë shumë ndryshime.
Vetëm papunësia e të rinjve ka rënë. Gjatë nëntorit të vitit 2016, në krahasim me muajin tetor, në mesin e 15 deri 24-vjeçarëve papunësia është ulur me 0.9 për qind, në 18.921 të rinj. Krahasuar me muajin e kaluar, shkalla e papunësisë së të rinjve ka rënë me 5.6 për qind.
Shkalla e përgjithshme e papunësisë u rrit me 0.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












