Uncategorized
EULEX: Autopsia në rasti Dehari ishte profesionale
EULEX-i beson se hetimet dhe autopsia në Deharin, është kryer në mënyrë të saktë, profesionale dhe me kujdes, në pajtim me praktikat më të mira evropiane dhe duke i hetuar të gjitha pistat e mundshme
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimi të Ligjit në Kosovë (EULEX) e konsideron të saktë dhe profesionale autopsinë që kanë bërë mjekoligjorët kosovarë në rastin e Astrit Deharit, aktivitetit i Lëvizjes Vetëvendosje, që u gjet i vrarë në burgun e Prizrenit. Sipas EULEX-it, autopsia është profesionale, por ka hapësirë për përmirësim të sistemit korrektues kosovare.
“EULEX-i e monitoroi këtë rast dhe beson se hetimet dhe autopsia janë kryer në mënyrë të saktë, profesionale dhe me kujdes, në pajtim me praktikat më të mira evropiane dhe duke i hetuar të gjitha pistat e mundshme”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga EULEX.
Ndonëse rrethanat janë të jashtëzakonshme, institucionet e Kosovës, sipas EULEX-it, kanë zbuluar se Astriti ka qenë i vetëm në qeli në kohën kur ka ndodhur rasti.
“Këtë e konfirmojnë incizimet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e personave të pranishëm. EULEX-i i mbështetë të gjeturat dhe konstatimin logjik të nxjerrë prej fakteve dhe provave të gjetura gjatë hetimeve dhe autopsisë”, thuhet në komunikata.
EULEX-i vlerëson se gjithçka që lidhet me vdekjen e Astrit Deharit duhet të shërbejë për të rikujtuar se megjithëse Shërbimi Korrektues i Kosovës është duke u përpjekur që të bëjë përmirësime dhe se duhet të bëhet edhe më shumë në të ardhmen për t’i parandaluar incidentet si ky dhe humbje të jetëve tjera.
Në anën tjetër, sot në Kuvend është zhvilluar një debat i ashpër ndërmjet deputetëve të Vetëvendosje dhe ligjvënësve të koalicionit. Vetëvendosje po kërkon seancë të veçantë parlamentare për t’u diskutuar rreth vrasjes apo vetëvrasjes së Astrit Deharit, por kjo nuk po mbështet nga mazhoranca.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










