Zhvillim
Premtimet e parealizuara të politikanëve për punësim
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, jo vetëm në fushatë, por edhe në plan-programet qeveritare, pati premtuar se për 4 vjet do të punësohen 120 mijë qytetarë, që sipas i bie se 125 qytetarë të punësoheshin për çdo ditë pune, pa përfshirë festat, apo në vit do të duhej të punësoheshin 30 mijë persona
Premtimet e politikanëve në Kosovë janë të zakonshme, por shumë pak prej tyre mbahen, raporton albinfo.ch.
Në dy vitet e fundit, numri i punëkërkuesve të regjistruar në Kosovë ka arritur në mbi 32 mijë, derisa numri i vendeve të lira të punës të gjetura përmes zyrave të punësimit, gjatë kësaj periudhe, është rreth 25 mijë.
Ndërkohë, numri i përgjithshëm i punëkërkuesve aktivë, të regjistruar në Kosovë, është mbi 137 mijë.
“Në bazë të statistikave në periudhën janar – tetor 2016, në zyrat e punësimit janë regjistruar 17,480 punëkërkues. Ndërkohë, në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë qenë të regjistruar 15, 214 punëkërkues. Përmes Zyrave të Punësimit janë ndërmjetësuar në punësim të rregullt 3,466 persona. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë qenë 3,335”.
“Po ashtu, përmes këtyre zyrave të punësimit, brenda dy viteve, janë ndërmjetësuar në programet aktive të tregut të punës mbi 4 mijë punëkërkues. Mbi 7 mijë persona brenda dy viteve kanë qenë pjesë në trajnime profesionale”, ka thënë zëvendësministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, Rita Hajzeraj për “Evropën e Lirë”.
Këto të dhëna, krahasuar me premtimet elektorale të dhëna nga partitë në pushtet për krijimin e vendeve të reja të punës, nga ekspertët e fushës së ekonomisë dhe përfaqësues të bizneseve në vend, nuk janë përmbushur as për së afërmi.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, jo vetëm në fushatë, por edhe në plan-programet qeveritare, pati premtuar se për 4 vjet do të punësohen 120 mijë qytetarë, që sipas ekspertëve të ekonomisë, i bie që 125 qytetarë të punësoheshin për çdo ditë pune, pa përfshirë festat, apo në vit do të duhej të punësoheshin 30 mijë persona.
Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se për vitin 2015, niveli i papunësisë në Kosovë ka arritur në 32.9 për qind, ndërsa shkalla e punësimit 25.2 për qind.
Gjatë nëntorit 2014 – qershorit 2015, ishte shënuar një fluks i madh i largimit të qytetarëve të Kosovës për në vendet e Evropës Perëndimore, ku arsyeja e largimit të këtyre banorëve nga Kosova ishte thënë të ishte papunësia dhe gjendja e rëndë ekonomike e tyre.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











