Sport
Baseli i pakonkurrencë në Zvicër
Kampioni i Zvicrës, Baseli ka fituar me rezultatin 0:2 në takimin e vlefshëm për javën e 13-te të Superligës zvicerane përballë Grasshoppersit, shkruan albinfo.ch.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, si zakonisht u aktivizua titullar në qendër të mesfushës dhe luajti gjatë gjithë takimit.
Baseli fitoi në udhëtim, derisa me këtë fitore ngjitet në kuotën e 35 pikëve duke ruajtur në krye të tabelës një diferencë prej 12 pikësh me ndjekësin më të afërt, Sionin.
Kështu skuadra e Baselit po vazhdon të dominojë në Zvicër, ku nuk ka konkurrencë, derisa luan edhe në Ligën e Kampionëve.
Skuadra ku luan Taulant Xhaka, e nga ku dolën edhe Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri pritet që të fitojë titullin edhe këtë sezon.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











