Integrimi
Omer Xhemaili, një karrierë nga pjatalarësi deri te kirurgu i njohur i zemrës
Ai nuk harron vendlindjen e tij, derisa në zyre mban figurën e Nënës Terezë. Por, nuk mungon as figura e heroit shqiptar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Omer Xhemaili ka lindur në një fshat malor shqiptar në Maqedoni. Tani ai është një specialist shumë i kërkuar në spitalin e qytetit në Cyrih, shkruan ‘derbund.ch’.
Ai është ndër mjekët më të mirë në sektorin e tij. 23 vjet kaloi në Maqedoni, 16 në Gjermani dhe shtatë në Zvicër. Ku është shtëpia e tij? “Në Triemli, (spital) pasi këtu shpenzoj shumicën e kohës”.
Në të vërtetë zëvendës shefi i kirurgjisë punon shumë. Ai pothuajse çdo ditë është në sallën e operacionit, përcjell albinfo.ch.
Edhe pse thotë se ndihet si në shtëpinë e tij, Omer Xhemaili është njëri nga 200 mijë shqiptarët në Zvicër. Mbiemri i tij është i ngjashëm me të futbollistit Blerim Xhemaili.
Ai nuk harron vendlindjen e tij, derisa në zyre mban figurën e Nënës Terezë. Por, nuk mungon as figura e heroit shqiptar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Omer Xhemaili është e dëshmi e gjallë se në Zvicër dhe në Gjermani, arritja në karrierë është e mundur. Ai ka vazhduar në Gjermani studimet e mjekësisë, të ndërprera në Sarajevë, me shpërthimin e luftës atje. Ndërsa në Gjermani, është detyruar që për të financuar studimet, të punonte në një piceri, në kuzhinë dhe si kamerier.
Pavarësisht nga vendi i origjinës, Xhemaili ka kohë që është integruar në Zvicër. Me gruan e tij dhe dy fëmijët, ai jeton në një fshat në Aargau, i integruar mirë.
Edhe pse mysliman, nuk është se dallon nga shumica e zviceranëve. Xhamitë nuk i viziton pothuajse fare. Së fundi ka qenë në njërën prej tyre për të mbajtur një ligjëratë mbi sëmundjet koronare. “Unë e pi më me dëshirë ndonjë gotë verë”, thotë ai.
Omer Xhemaili lindir në vitin 1970 dhe u rrit si një fëmijë i vetëm i një çifti mësuesish në një fshat shqiptar në rajonin malor të Maqedonisë.
Fokuset kryesore shkencore të tij janë ndërhyrja kirurgjike në valvulën mitrale dhe të aortës, trajtimi kirurgjik i insuficiencës së zemrës, çrregullimet ritmike të zemrës etj. Është bashkautor i dy titujve nga fusha e mjekësisë dhe autor i mbi 100 artikujve tjerë dhe abstrakteve shkencore.
Në vitin 2007 zgjidhet si autor më i mirë i një pune shkencore në Gjermani, Austri dhe Zvicër, ku edhe merr çmimin “Hans Borst”. Dr. Omer Xhemali ka bashkëpunim të vazhdueshëm me Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë, ku përveçse si ligjërues ai ndërmjetëson në më shumë bashkëpunime me institucione mjekësore në Gjermani. Më pas ka fituar edhe disa çmime në karrierën e tij.
“Unë nuk dua të bëhem hulumtues me famë botërore por dua që pacientëve të mi t`ua ofroj trajtimin më të mirë të mundshëm”, thotë doktori. Por, megjithatë, ai ka dëshmuar se mund të jetë inovativ. Në spitalin ku punon, ai ka praktikuar për herë të parë në Zvicër një metodë të re mjekësore. Pas një operacioni të valvulave të zemrës ai ka arritur ta mbyllë një prerje të vogël në zemër pa përdorur penj.
Edhe pse Universiteti i Shkupit kishte refuzuar atëbotë që ta pranonte si student, dr. Omeri ndihmon atje me njohuritë e tij mjekësore. Ai ka dhënë kontributin e tij në ngritjen e një klinike kardiokirurgjike në Shkup. Po ashtu Xhemali është aktiv në një shoqatë që mbështet fshatin e tij të prejardhjes. “Dua të jem shembull”, thotë ai.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor