Uncategorized
Gashi, në garë për ‘Debutuesin e Vitit’
28-vjeçari ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuuar me katër asistime, shifra pozitive duke pasur parasysh faktin që Gashi nuk ka luajtur si sulmues i parë
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi ka qenë një ndër futbollistët kryesor të Colorado Rapids, duke e ndihmuar skuadrën nga Denveri i SHBA-së të sigurojë pjesëmarrjen në “Play-off” katër javë para përfundimit të sezonit të rregullt, shkruan albinfo.ch.
Ai ka shkëlqyer në javët e fundit, derisa u zgjodh edhe futbollisti i muajit shtator në klubin e tij. Gashi tashmë është përzgjedhur mes pesë kandidatëve për çmimin “Debutuesi i vitit”, që vlerëson lojtarin më të mirë në sezonin e të parë në ligën amerikane të futbollit (MLS).
28-vjeçari ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuuar me katër asistime, shifra pozitive duke pasur parasysh faktin që Gashi nuk ka luajtur si sulmues i parë si dhe ka qëndruar pa luajtur për disa javë si pasojë e një dëmtimi.
Ai vlerësohet nga mediat amerikane për nuhatjen para portës dhe gjuajtjet nga larg, ndërsa si pikë e dobët cilësohet pamundësia për të dhënë pasin e fundit brenda zonës.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











