Uncategorized
Dënime të gjata me burg për bandën shqiptare të vjedhësve
Një 28-vjeçar është dënuar me tetë vjet e nëntë muaj burg, kurse një 25-vjeçar me tetë vjet e gjysmë burg. Në tërësi ishin 127 vjedhje, dhe secili duhej të sqarohej
Një bandë shqiptare e vjedhësve është shkatërruar në Bon të Gjermanisë, derisa tashmë ata kanë marrë dënime të gjata me burg. Ata përdornin ‘google maps’ për të parë rrugët, derisa natën viheshin në aksion, shkruan ‘general-anzeiger-bonn.de’.
Grupi erdhi nga Shqipëria në Gjermani për të kryer një seri të vjedhjeve, dhe ata përdorin ‘google maps. Pas katër autorëve që ishin dënuar në Gjykatën e Qarkut në Bon në mars të vitit 2015, dy anëtarë të tjerë janë dënuar pas procesit 22 ditësh.
Një 28-vjeçar është dënuar me tetë vjet e nëntë muaj burg, kurse një 25-vjeçar me tetë vjet e gjysmë burg. Në tërësi ishin 127 vjedhje, dhe secili duhej të sqarohej.
Ata vetëm në këtë rajon kishin vjedhur 130 mijë euro, kurse vlera e plaçkitjeve përfshin rreth 300 mijë euro. Tragjik ishte rasti i një familje indiane që kishte humbur 6 mijë euro, që kishin ruajtur për dasmën e së bijës, përcjell albinfo.ch.
Ata vepronin gjithmonë njëjtë, 50 kilometra largësi nga apartamenti në Hagen, që ishte qendra e komandës për ata. Gjithmonë në muzg, duke u ngjitur tubave të lartë për të hyrë në katin e dytë të një shtëpie.
Ata gjithmonë kishin doreza dhe maska, për të shmangur provat e ADN-së, por gjithçka është zbuluar. Njëri nga autorët deklaroi. “I gjithë organizimi ishte shumë profesional”.
I akuzuari hodhi poshtë pretendimet se kishte kryer krime për të mbështetur familjen e varfër në Shqipëri, por për të jetuar një jetë luksi.
E-Diaspora
-
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës Nxënësit e diasporës shqiptare në Bern po zhvillojnë me sukses mësimin e gjuhës shqipe... -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz










