Kuzhina shqiptare
Fli Kosove
Flija e përgatitur me saça është specialitet i kuzhinës tradicionale shqiptare, por që kryesisht gatuhet në vende malore. Flija është specialitet që përgatitet në mbarë Kosovën, sidoqoftë me variacione rajonale.
• 2 kg miell,
• 400 gr mazë ose gjalpë,
• 3 dcl ajkë ose kos i trashë,
• kripë, ujë.
Përgatitja:
Në enë 5-6 litërshe hidhen ujë, kripë dhe duke e tundur i shtohet mielli i situr, gjersa të gatuhet një brumë më i hollë se i petullave (sa të mvishet gishti).
Në tepsi të nxehtë, të lyer me yndyrë, hidhet në shirita me xhezve brumi i përgatitur, nga rrethi i tepsisë deri afër mesit. Piqet nën saç,ose në furrë, shkalla e lartë, e kyçur vetëm pjesa e sipërme e furrës në temperaturë të lartë.
Posa të marrë një faqe ngjyrë të verdhë dhe pikla të kafenjta, spërkatet me mazë ose yndyrë të bashkuar me ajkë ose kos dhe gjalpë. Hidhet përsëri një shtresë brumi tashmë në të njëjtën mënyrë, por midis dy rrathëve në vende të zbrazëta.
Piqet, lyhet me mazë për të vazhduar në të njëjtën mënyrë, gjersa të harxhohet i tërë brumi. Pasi të piqet e tëra, sipërfaqja e flisë lyhet mirë me yndyrë dhe tepsia vendoset në prush, mbulohet me saç, ose futet në furrë të kyçur në tërësi, në shkallën e ulët, për t’u pjekur përfundi edhe 15-20 minuta në temperaturë të lartë.
Shërbehet me djathë, kos, turshi, mjaltë, etj.
Ju bëftë mirë!
Të tjera nga Kuzhina shqiptare
E-Diaspora
-
Amerikë
Eliza Dushku nderohet me doktoratë “Honoris Causa” Aktorja me origjinë shqiptare u vlerësua nga Lesley University për kontributin në art, shëndetin mendor dhe... -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Nga 1 qershori, aviokompanitë përfitojnë deri në 6 euro për çdo mërgimtar që sjellin në Kosovë -
Poloni
Pianistja kosovare Lule Elezi mban recital në Pallatin mbi Ujë në Varshavë
Jeta në Austri
-
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit Austria planifikon investime të reja në shërbimet e kujdesit, programet e varfërisë së fëmijëve dhe përfshirjen... -
Austri: Humb jetën një 23-vjeçar nga Tetova, trupi i është gjetur në liqenin Faaker -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë














