Integrimi
“Draw it Yourself” mbështet të rinjtë për projekte në Ballkan
SAJV të ofron ty si i ri/e re ose si organizatë rinore rastin që t`i shprehësh nevojat tua për të realizuar një projekt në lidhje me vendet e Ballkanit. Ne angazhohemi për atë që ta zhvillojmë në atë mënyrë projektin që të mund ta ofrojmë ty
“Draw it Yourself” mban emrin konferenca interesante që mbahet më 19 tetor në Bernë me organizim të SAJV. Kjo është shkurtesa për emrin e Organizatës çati të të rinjve të Zvicrës, e cila njëherësh është edhe këshillimore dhe zëdhënëse e rinisë. Në këtë aktivitet të interesuarit mund të mësojnë më shumë për formulimin e kritereve të financimit të projekteve promovuese. “Eja te ne dhe na trego se çfarë mbështetjeje dëshiron për projektin tënd për të rinjtë në lidhje me vendet e Ballkanit”, thuhet në ftesën e SAJV.
Shpeshherë na mungojnë gjëra të caktuara për të zhvilluar një projekt. Çfarë të mungon ty? Çfarë lloj mbështetjeje për cilin projekt? SAJV të ofron ty si i ri/e re ose si organizatë rinore rastin që t`i shprehësh nevojat tua për të realizuar një projekt në lidhje me vendet e Ballkanit. Ne angazhohemi për atë që ta zhvillojmë në atë mënyrë projektin që të mund ta ofrojmë ty.
Prandaj: Eja në Konferencën Vjetore të Projektit të Lindjes (Ostprojekt) “Draw It Yourself”, që të përfitosh nga ky rast unik.
Konferenca mbahet më 19 tetor 2016 nga ora 16.45 deri në orën 21.15 në Bernë, në Atelietë Bollwerkstadt (Bollwerk 35, 3011 Bern).
Pas aktivitetit ju pret një apero.
Mund të paraqiteni deri më së voni më 16 tetor te Sophie Neuhaus , [email protected]
Projekti i lindjes ofron edhe mbështetje financiare.
Për informata më të hollësishme: http://www.sajv.ch/projekte/ostprojekt/mitmachen/
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit19 Tetor 2016
- Ora16:45
- LokacioniBernë
- Data e përfundimit6 Tetor 2016 - 18:00
E-Diaspora
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë















