Sport
Ftohet Shaqiri, jo Tarashaj
Përveç Shaqirit, në listën e ish-trajnerit të Lazios, janë përfshirë edhe katër futbollistë të tjerë shqiptarë: Valon Behrami, Granit Xhaka, Blerim Xhemajli dhe Admir Mehmedi
Trajneri i Përfaqësueses së Zvicrës, Vladimir Petkoviq, ka publikuar listën prej 24 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës eliminatore, shkruan albinfo.ch.
Risi e listës së Petkoviq është rikthimi i yllit nga Kosova, Xherdan Shaqiri, i cili nuk ishte grumbulluar në ndeshjen e fundit për shkak të lëndimit.
Megjithatë, jo gjithçka ka shkuar mirë për kosovarët e Zvicrës, pasi kësaj radhe, trajneri boshnjak nuk e ka ftuar Shani Tarashajn, i cili sa është kthyer nga një lëndim.
Përveç Shaqirit, në listën e ish-trajnerit të Lazios, janë përfshirë edhe katër futbollistë të tjerë shqiptarë: Valon Behrami, Granit Xhaka, Blerim Xhemajli dhe Admir Mehmedi.
Ndryshe, Zvicra do të luajë më 7 tetor kundër Hungarisë dhe më pas më 10 tetor kundër Andorrës.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













