Sport
Dashuri vëllazërore
Granit Xhaka është notuar me notën 6.9, derisa Taulanti me 5.9. Shkodran Mustafi kishte notën 8.2
Faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve në ‘Twitter’, ka postuar një foto të vëllezërve Granit dhe Taulant Xhaka. “Dashuri vëllazërore”, ka shkruar faqja e Ligës së Kampionëve, përcjell albinfo.ch.
Dy futbollistët shqiptarë ishin titullarë, duke u ballafaquar me njëri-tjetrin edhe në garën më prestigjioze të futbollit evropian për klube.
Ndeshjen e fitoi Arsenali, duke mundur Baselin me rezultat 2:0, në një sfidë që u dominua nga londinezët.
Pas ndeshjes kanë ardhur edhe vlerësimet për lojtarët. Granit Xhaka është notuar me notën 6.9, derisa Taulanti me 5.9. Shkodran Mustafi kishte notën 8.2.
Pas ndeshjes kanë ardhur edhe komentet e lojtarëve. “Dhamë gjithçka në fushë, por nuk arritëm të dilnim me pikë. Kënaqësi e madhe të luash përsëri kundër vëllait”, ishte postimi i Taulant Xhakës në ‘Facebook’ menjëherë pas përfundimit të takimit, ku ndryshe nga sfidat e mëparshme, mes të dyve kishte rrallëherë përplasje direkte, pasi lojtari i Baselit ishte rreshtuar si qendërmbrojtës në këtë duel.
“Çfarë ndeshje! Çfarë emocione të luash kundër ekipit me të cilin mora hapat e parë. Çfarë adrenaline të përballesh me vëllain tënd. Ndeshje e paharruar. Gjithçka e përsosur. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Graniti në ‘Facebook’ duke shpërndarë një fotografi me vëllain e tij.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













