Manifestime
Shqip, në “Festën e luleve”
Shqiptarët u prezantuan nga shoqata 'Ardhmëria'' e Crissier-it dhe Forumi shoqëror i femrës shqiptare ''Liria'' nga Prilly
Rrugët e qytezës Crissier, në kantonin Vaud, më 7 maj për të 32-tën herë me radhë, u bënë skenë e festës tradicionale e komunës ”Festa e luleve”.
Në mesin e shumë komuniteteve të huaja, për herë të tretë radhazi mori pjesë edhe komuniteti shqiptar. Shqiptarët u prezantuan nga aktivistët e shoqatës?? tashmë të njohur shqiptaro-zvicerane ”Ardhmëria”, me seli në Crissier, të cilët në stendën e tyre ofruan specialitete nga kuzhina shqiptare dhe informata mbi aktivitetin e shoqatës.
Kësaj radhe, me ndërmjetësimin e shoqatës ”Ardhmëria” u ftua si mysafir i nderit Forumi shoqëror i femrës shqiptare ”Liria” me seli në Prilly.Ky “forum” u paraqit në program me valle me motive shqiptare.
Festa filloi në mëngjes, me shpërndarjen e pijeve falas nga organizatori-komuna e Crissier??për të gjithë të pranishmit. Pastaj filluan paraqitjet me programet e tyre komunitetet e ndryshme. Në festë me një program ishte e pranishme edhe orkestra e komunës,’ ‘Fanfare”.
Dhe në mesditë, pikërisht në ora 12h30 siç, u paraqitën vajzat e forumit ”Liria” të udhëhequra nga koreografja Saranda Gërvalla Ademi.
Programin e filluan me një valle të vallëzuar nga Saranda, të përcjellë nga grupi, për të vazhduar me vallëzimin e tërë valltareve tjera. Edhe pse grup i formuar rishtas, ai, me mjeshtërinë që tregoi, la përshtypje shumë të mira te publiku i përbëre nga komunitete të shumta.
Kulminacionin, grupi e pati me vallen ”Baresha” dhe figurat e formuara në këtë valle. Në fund të kësaj valle në mënyrë magjepsëse në pozitë gjysmë të pjerrtë, vajzat e grupit e shpalosën një flamur të madh kombëtar. Nën flamur gjetën ”strehën” e tyre vajzat e grupit, e në ballë të flamurit, pranë kokës së shqiponjës dy krenare u paraqit koreografja Saranda. Kjo figurë mjaft e goditur, u duartrokit gjatë nga publiku.
Pjesa dërmuese e të pranishmëve ishin zviceranë, të cilët shprehën fjalë miradije për paraqitjen e kulturës shqiptare.
Në fund të programit organizatorët falënderuan vashat shqiptare për këto emocione që sollën për të pranishmit. Ata u ndanë shumë të kënaqur me paraqitjen e shqiptarëve.
Duhet theksuar se me ofrimin e specialiteteve të kuzhinës shqiptare nga shoqata ”Ardhmëria” dhe me paraqitjen e kulturës dhe muzikës shqiptare nga forumi ”Liria”, shqiptarët u treguan më të përgatitur se pjesëmarrësit tjerë dhe se ishin në qendër të vëmendjes në këtë festë. (S.S.)
??
Të tjera nga Manifestime
E-Diaspora
-
Puna në ajër të jep ndjenjën e paqes “Nuk ka asgjë më mirë se të mund të punoj në ajër. Kur kam kohë dhe...
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
Jeta në Austri
-
A do të kufizojë Hallstatt i Austrisë turizmin këtë sezon? Një nga fshatrat më të bukur dhe më të mbushur me njerëz të Austrisë po kërkon...
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë?
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?