Kuzhina shqiptare
Bukë shtëpie
Buka faktikisht në traditën tonë shqiptare nuk mungon në asnjë tavolinë. Nëse ndonjëherë keni menduar ta realizoni vetë në shtëpi, është më e thjeshtë seç e keni imagjinuar, në këtë mënyrë do të dini se çfarë hani dhe do ta shijoni akoma më shumë!
• Për 2 bukë në tava duhen:
• miell, 4 tasa
• maja,
• ujë, 2 tasa
• kripë
Përgatitja:
Në një filxhan hidhet maja e bukës (fara e bukës) në ujë të vakët dhe shkrihet. Në enë ose tepsi hidhet miell, në mes hapet gropë, ku hidhet maja e bukës (fara e bukës), ujë i ngrohtë (i vakët), pak kripë dhe përzihen me dorë.
Kur e bën me makinë, hidhen në makinë mielli, maja, uji, kripa. Uji hidhet pak nga pak dhe brumi bëhet më i butë se i byrekut. (Për byrek për 1 kg miell merren 550-600 gram ujë, megjithëse kjo varet nga lagështia e miellit).
Duke e përzier nga mesi, zihet një brumë i fortë, i cili punohet për 10 minuta, ndahet në kuleq, mbulohet me picetë të lagur dhe lihen për 20-30 minuta që të fitojë elasticitet.
Lihet brumi të vijë, pastaj e kthen në tavë dhe e lë përsëri të vijë për së dyti.
Shënim:
1) Ardhje kuptohet kur brumi është fryrë sa dy herë dhe/ose ka lëshuar fluska.
2) Brumi duhet të rrihet mirë derisa të ndahet nga duart dhe të bëhet si llastik, të zgjatet kur e tërheq deri në një pëllëmbë.
Në tepsi të lyer me yndyrë futet në sobë dhe piqet në një temperaturë 250°C, për rreth 1 orë.
Ju bëftë mirë!
Të tjera nga Kuzhina shqiptare
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë











