E-Diaspora
Në Gjenevë, takim me poetin Agim Vinca
Mbrëmja letrare dhe muzikore organizohet më 16 shtator prej orës 18:30 me rastin e përmbylljes së ekspozitës “Besa”, të hapur më 5 shtator
Në Gjenevë të Zvicrës këtë javë do të organizohet një mbrëmje letrare dhe muzikore nga Universiteti Popullor Shqiptar në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës së Kosovës.
Në këtë takim do të diskutohet lidhur me librin e ri të poetit, “Një këmbanë në qafën tënde” të përkthyer në frëngjisht. Mbrëmja vazhdon me një koncert me këngëtaren Mimoza Selimi pianisten Ermira Zyrakja Lefort dhe violinistin Edmond Basha.
Me këtë rast, në Tempullin Plainpalais do të mbahet një takim me poetin Agim Vinca lidhur me librin e tij të fundit me poezi “Një këmbanë në qafën tënde” (Une cloche à ton cou) i cili është botuar në frëngjisht nga shtëpia botuese “Le Petit Véhicule” e qytetit Nantë në Francë, shkruan ‘KultPlus’.
Libri është botim dygjuhësh: shqip-frëngjisht dhe përmban dyzetë poezi, kurse poezitë në frëngjisht janë përkthyer nga Aleksandër Zoto.
Libri shoqërohet me një parathënie nga botuesi Luc Vidal (Lyk Vidal), ku poezia e Vincës vlerësohet si “poezi e metaforave goditëse dhe e një lirizmi drithërues”, përcjell albinfo.ch.
Libri përmban ilustrime të piktorit shqiptar Anastas Kostandini-Taso, të punuara sipas motiveve të poezive: Zogjtë, Baladë për Malin e Thatë, I jashtëzakonshëm, Psalm për Shën Naumin, Plepat e vendlindjes, Udhëtimi i fundit i motrës sime, Qentë e Sodomës, Të shkosh në Pogradec, Ç’ka që vajton kjo erë e marrë, Sërish, Kur jam me ty, Te Kulla e Ejfelit dhe Ode biçikletës sime. Në fund të librit janë vënë edhe shënimet për autorin, si dhe për përkthyesin dhe ilustratorin.
Mbrëmja vazhdon me një koncert me këngëtaren Mimoza Selimi pianisten Ermira Zyrakja Lefort dhe violinistin Edmond Basha.
Mbrëmja letrare dhe muzikore organizohet më 16 shtator prej orës 18:30 me rastin e përmbylljes së ekspozitës “Besa”, të hapur më 5 shtator, nga Universiteti Popullor Shqiptar në bashkëpunim me “I am your protector” dhe muzeun Yad Vashem.
Kjo ekspozitë ka ngjallur kureshtjen e shumë qytetarëve që zbulojnë për herë të parë traditat dhe vlerat shqiptare.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











