CH-Ballkani
Shtyhet edhe për 6 muaj afati për faljen e borxheve
”Në konsultim me kryeministrin Isa Mustafa, ju njoftoj se kemi vendosur që të shtyjmë afatin edhe për gjashtë muaj të tjerë”, tha ministri i Financave, Avdullah Hoti
Ministra e Financave e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që ta shtyj edhe për gjashtë muaj vendimin për faljen e borxheve publike për qytetarët e Kosovës. këtë vendim e ka konfirmuar sot në një konferencë për media ministri i Financave, Avdullah Hoti, sipas të cilit, vendimi ka ardhur pas kërkesave të shumta të qytetarëve.
Hoti tha se sot zyrtarisht ka qenë dita e fundit për të përfituar nga falja e borxheve që parashihen me Ligjin për Faljen e Borxheve Publike.
“Bazuar në të dhënat preliminare që kemi deri më tani, rezultatet janë relativisht të kënaqshme. Kjo për shkak se javët e fundit, pas intensifikimit të fushatës informuese nga Ministria e Financave, qytetarët dhe bizneset kanë qenë shumë të angazhuar në kryerjen e procedurave për të përfituar nga falja e borxheve”, bëri të ditur Ministri Hoti.
Ai tha se deri më tani janë falur mbi 120 milionë euro borxhe dhe janë inkasuar mbi 50 milionë euro borxhe.
Një shumë e konsiderueshme e borxheve është ri-programuar për pagesë për dy apo tri vitet e ardhshme. Kjo nënkupton se është liruar barra për familjet kosovare dhe për bizneset që nuk kanë pasur mundësi të paguajnë.
“Në Ministrinë e Financave kanë arritur shumë kërkesa nga ana e qytetarëve, shoqatave të bizneseve dhe Ndërmarrjeve Publike për shtyrje të afatit për shlyerjen e borxheve. Në konsultim me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, unë ju njoftoj se kemi vendosur që të shtyjmë afatin edhe për gjashtë muaj të tjerë”, tha ministri Avdullah Hoti.
Ai tha se “ligji nga sot mbaron së qeni në fuqi, ne do të bëjmë menjëherë amendamentimin e tij dhe do ta përcjellim në Kuvendin e Kosovës në seancën e parë të radhës. Ligji do të ketë efekt retroaktiv nga data 3 shtator 2016”.
Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, tha se viti 2015 dhe viti 20116 janë vite të dialogut publiko – privat.
“Kjo është edhe një gatishmëri e Ministrisë së Financave, që përkundër agjendës të stërngarkuar politike, ekonomia të mos anashkalohet dhe besoj që një shtyrje e afatit për 6 muaj e tregon edhe një gatishmëri nga MF për krijimin e një gryme të re për sektorin privat dhe të njëjtën kohë një gatishmëri e tillë e Ministrisë së Financave duhet të jetë obligim për komunitetin e biznesit, që të jetë sa më transparent, të jetë sa më azhur në kontabiliteti”, tha ai.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












