Zhvillim
PTK është ende e Kosovës por nuk është më perlë
Kontesti ligjor në mes të Telekomit të Kosovës, PTK, dhe një shoqërie investimesh nga Hamburgu, ACP Axos ka tërhequr vëmendjen e medias gjermane në fudjavë. Axos kërkon 390 milionë euro nga shteti i Kosovës.
“Kujt i përket perla e Kosovës”, (27.08) mban titullin artikulli i gazetës së njohur gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i cili i kushton vëmendje vendimit të shoqërisë së investimeve nga Hamburgu, Axos Capital për të nxjerrë shtetin e Kosovës para gjyqtarëve të arbitrazhit në Uashington. Aty e ka selinë Qendra Ndërkombëtare për Sheshimin e Grindjeve të Investimeve, një nëninstitucion i Bankës Botërore, vendimet e gjyqtarëve të arbitrazhit të të cilit kanë peshë, sepse rrallë ndonjë vend do të krijojë konflikte me Bankën Botërore, shkruan dw.de
ACP Axos Capital kërkon nga Kosova 390 milionë euro, shkruan FAZ. Por çfarë qëndron pas kësaj grindjeje. Media gjermane i kushton vëmendje grindjes disa vjeçare për “një nga perlat e peizazhit të firmave në Ballkan.” Fjala është për dështimin për herë të dytë të privatizimit të Telekomit kosovar, që njihej si një nga burimet e rëndësishme të buxhetit kosovar. Vetëm në vitin 2007 Telekomi arriti një xhiro të ardhurash prej 200 milionë eurosh.
Sipas FAZ, “Axos i Hamburgut e mori në prill 2013 më në fund tenderin për privatizimin e PTK. Në dukje kjo firmë është e vogël, por në bordin këshillimor të saj qëndrojnë të ulur personalitete të njohur: Ish-ministri gjerman i Mbrojtjes, Volker Rühe, ish-këshilltari i kancalarit Helmut Kohlit për politikën e jashtme, Horst Teltschik, ish-ambasadori amerikan në Berlin, Richard Burt,… e një sërë menaxherësh dhe investitorësh nga sektori i telekomit.”
Lufta për PTK
Por para dhënies së tenderit, Axos, perla e të ardhurave të Kosovës ka qenë për vite me radhë një mollë sherri, sepse për atë luftonin edhe “‘Allbright Capital’, shoqëria e investimeve të ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Allbright…Turkcell, një shoqëri e telefonisë mobile gjithnjë e më shumë nën ndikimin e Erdoganit si edhe Grupi M1 i kryeministrit libanez të zgjedhur dy herë, Najib Mikati…”, shkruan FAZ. Me sa duket Axos e mori ofertën për shkak të çmimit më të mirë dhe investimeve disa vjeçare, thekson gazeta gjermane. “Por në mëngjesin e Natës së Vitit të Ri 2013, ministri përgjegjës e shfuqizoi privatizimin e PTK-së…ekipi i Axos ka punuar më kot vite më radhë…”
Çështjet që do të sqarojnë gjyqtarët e arbitrazhit
Për gazetën gjermane, vendimi i gjyqtarëve të arbitrazhit do të bëjë të qartë se “sa siguri investimesh ekziston për ofruesit e huaj në Kosovën, me nevoja aq urgjente për futje kapitali.” Por sipas FAZ, gjyqtarët në Uashington para vendimit duhet të sqarojnë njëherë “disa çështje juridike të rëndësishme: A ka vlefshmëri ligjore në Kosovën e sotme marrëveshja e dikurshme jugosllave për mbrojtjen e investimeve? Ka vepruar në mënyrë ligjore qeveria e Kosovës, kur ajo vendimin për privatizimin e lidhi me miratimin e buxhetit, gjë që sipas kritikëve, nuk u la zgjedhje tjetër deputetëve? Ka luajtur rol korrupsioni në refuzimin e privatizimit, sepse shumë zyrtarë i trembeshin humbjes së një burimi të ardhurash?” Pyetje që së shpejti do të marrin përgjigje në Uashington. FAZ e përmbyll artikullin me vërejtjen kritike se “vërtet PTK i përket shtetit, por firma nuk është më një perlë.”
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri














