Zhvillim
Shahin Berisha, inxhinieri që e ndihmon Kosovën
Profesori Shahin Berisha vazhdimisht ka ndihmuar Universitetin e Prishtinës dhe është i gatshëm të ndihmojë edhe në të ardhmen

Shahin Berisha erdhi në Arizona nga Kosova në vitin 1991 për të studiuar. Ai u largua nga vendlindja për shkak të luftës në Jugosllavi. Një vit pasi u largua Universiteti i Prishtinës u mbyll me dhunë nga forcat serbe, shkruan “azcentral.com”.
Ai ishte shpallur person i padëshiruar nga autoritet serbe. Zyrtarët në Universitetin e Arizonës në Amerikë i kanë ndihmuar shumë në studime dhe me ‘green card’, duke ia bërë të mundur të qëndrojë në Amerikë. Më pas ai fitoi edhe nënshtetësinë. Por, derisa ai ishte i sigurt se do të qëndrojë në Arizona, kolegji ku diplomoi ishte ‘coptuar’. “Universiteti praktikisht ishte jashtë operimit për dhjetë vjet. Ata u munduan të bëjnë diçka më shumë, por nuk kishte cilësi”, thotë ai.
Pas luftës në Kosovë, Universiteti i Arizonës u bë partner me atë të Prishtinës. Më shumë se 15 vjet, kjo qendër e ka ndihmuar Universitetin e Prishtinës me programe edukative, derisa ka marrë 3 milionë dollarë nga Agjencia e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar për Kosovën.
Programi i ri “Kosovo Transformational Leadership Project” iu ofrohet universiteteve për të ndihmuar Universitetin e Prishtinës me edukim.
Universiteti i Arizonës u bë njëra nga Universitetet që do ta ndihmonte atë të Prishtinës, në fushën e energjisë, derisa Berisha ishte i lumtur pasi ishte inxhinier.
Në Kosovë qymyri është mbret. Vendi ka shumë pasuri nëntokësore si thëngjilli dhe vlerësimet mund të zgjatin me vite të tëra. Pothuajse e tërë energjia elektrike vjen nga qymyri. Por, ndotja e ambientit është një problem tjetër i madh, që kanë theksuar ekspertët ndërkombëtar.
Universiteti kryesor është në Prishtinë, që është kryeqyteti i Kosovës. Ka vetëm 15 minuta me makinë, ku është impianti më i afër i energjisë dhe për këtë arsye, qyteti është njëri nga më të ndoturit në Ballkan, përcjell albinfo.ch.
Kosova nuk ka mungesë të diellit. Nëse rrezet e diellit do të mateshin me qymyrin, atëherë Kosova mund të kishte burime diellore të krahasueshme me Arizonën, ka shtuar Berisha. Ka nevojë për zhvillimin e energjisë diellore për të zvogëluar ndotjen e ambientit. Për shkak se Kosova është një vend i varfër, fokusi i tanishëm është në infrastrukturë dhe punë.
Berisha ka vizituar edhe disa vende malore, ku është pritur shumë mirë me tradita shqiptare. Ai do të kthehet përsëri në Kosovë, për të mbajtur seminare. Ai kthehet shpesh dhe viziton edhe dy vëllezërit që janë në Kosovë. “Jeta është dinamike. Njerëzit shkojnë në shkolla, restaurantet janë të mbushur”, thotë ai, i cili kishte punuar si inxhinier në këto termocentrale.
Ndoshta ai do të punojë në fabrikën e parë diellore në Kosovë. Pak kohë më parë në Fushë Kosovës është inauguruar fabrika më e madhe në rajon për prodhimin e paneleve diellore nga kompania vendore “Jaha Energy”.
E-Diaspora
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët Filozofja shqiptare, Lea Ypi, bën thirrje për të drejtën e votës për të gjithë, sepse pjesëmarrja...
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
-
Performanca mahnitëse e Gjon’s Tears në mbrëmjen e dytë të Eurovision 2025
Jeta në Austri
-
Rritet ndjeshëm numri i britanikëve që marrin shtetësi austriake Numri i shtetasve britanikë që kanë fituar shtetësi austriake është rritur ndjeshëm që nga dalja e...
-
Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin
-
Në cilët sektorë ka më shumë bakshishe në Austri?
-
Austriakët pinë mbi 1000 filxhanë kafeje në vit
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët