Zhvillim
CNVB-ja nxit bjeshkatarët kosovarë për turizmin malor
Ekoturzimit dhe turizmit malor në Kosovë po shënon trende të zhvillmi. Ekspertët thonë se ky sektor ekonomi ka shanse reale të zhvillimit dhe me pak investime Kosova mund të shndërrohet në një Zvicër ballkanike
Organizata holandeze me mision në Kosovë “Lidhim Vlerat e Natyrës me Njerëzit” (CNVP), përmes disa projekteve po promovon ekoturizmin dhe turizmin malor në shumë vende të Kosovës. Kjo organizatë që financohet me fonde të Bashkimit Evropian, vetëm në gjysmën e parë të këtij viti ka realizuar disa aktivitete nëpër shumë zona rurale të Kosovës ku ka potenciale të mira për zhvillimin e ekoturizmit dhe turizmit malor.
Ditë më parë, ndërkaq, kjo organizatë ka mbajtur edhe një seminar me temën “Ndarja e praktikave më të mira nga familjet që e përdorin pyllin për ekoturizëm”, përmes të cilit fermerë dhe bjeshkatarë nga Bjeshka e Dellocit të Suharekës kanë marrë leksione se si mund të hapet një biznes i turizmit malor.
Hajrush Kurtaj, këshilltar profesional nga kjo organizatë, tha për “Albinfo” se sektori i ekoturzimit dhe turizmit malor në Kosovë po shënon trende të zhvillmi. Sipas tij fermerët dhe bjeshkatarët kosovarë duhet të njihen me praktikat më të mira si duhet të shfrytëzohen resurset pyjore për turizëm malor dhe për ekoturizëm në përgjithësi, duke filluar nga ofrimi i ushqimeve bio dhe tradicionale, pastaj organizimi i gjuetisë së kontrolluar, shëtitja në mal, kalërimi, kampingu etj.
“Kosova nuk e ka detin, por ajo i ka malet – nga më të bukurat në Evropë, dhe prej tyre mund ta zhvillojë ekoturizmin dhe turizmin malor, dhe shumë shpejt mund të shndërrohet në një Zvicër ballkanike”, tha Kurtaj për “Albinfo”.
Sipas Kurtajt, ekoturizmi dhe turizmi malor po shënon trende të reja zhvillmi nëpër shumë vende të botës. Ai shtoi se njerëzit, gjithnjë e më shumë, po i kthehen natyrës dhe malit për pushim dhe rekreacion. Prandaj, sipas tij, Kosova dhe njerëzit e saj duhet ta zënë hapin e zhvillimit të këtij sektori me mundësi të mëdha për zhvillim ekonomik.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










