Integrimi
Mundohen t’ia lënë fajin të vdekurit
Një kosovar i dehur 34-vjeçar, kishte shkaktuar një aksident të rëndë komunikacioni në mes të relacionit Rümlang dhe Glattbrugg. Gjatë kësaj, bashkudhëtari i tij e kishte humbur jetën. Tani, Gjykata e Lartë ia kishte rritur dënimin dyvjeçar, në tre vite, të shqiptuar nga Gjykata e rrethit e Bülach.
Ishte nata e 22 prillit e vitit 2007, kur kosovari ishte duke u kthyer nga klubi shqiptar “Rinora” në Rümlang, me veturën e tij të llojit “BMW”, për në shtëpinë e tij në Zvicrën Perëndimore. Por, me një promilë alkool në gjak, kosovari i dehur nuk arriti larg, fillon artikullin “20 Minuten”.
Edhe pse në veturë kishte dy bashkatdhetarë të tij, në një kthesë të rrezikshme, ai hyri me një shpejtësi prej 83 kilometra në orë, duke e humbur kontrollin ndaj veturës, e cila u rrokullis disa herë. Për bashkudhëtarin e tij 21-vjeçar, aksidenti përfundoi me vdekje, pasi gjatë daljes nga vetura përmes xhamit, ai e kishte thyer qafën. Vozitësi dhe personi i ulur në karrigen e pasme, përjetuan lëndime dukshëm të rënda.
Se çka ndodhi më vonë, ishte tepër e çuditshme. Që të dy të lënduarit, të cilët ishin dërguar në spitalin në Bülach para arritjes së policisë kishin biseduar që fajin t’ia lënë të vdekurit, kinse ai ka drejtuar veturën shpejt.
Prokuroria e Winterthur/Unterland kishte filluar një hetim të gjerë penal dhe pas disa raporteve policore, ajo doli me një rezultat tjetër. Sipas gjurmëve të aksidentit, viktima kishte qenë vetëm i ulur në karrigen e pare, e jo se kishte drejtuar veturën.
Për këtë arsye, pronari i veturës, jo vetëm që akuzohej për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”, por edhe për veprat e tjera të “drejtimit të veturës në gjendje të paaftë”, “thyerjes së rregullave të komunikacionit”, si dhe “dhënie të deklaratave të rreme”.
Pas disa ankesave nga të dy palët, pjesëmarrëse në komunikacion, ato në shtator u takuan para Gjykatës së Lartë të Cyrihut. Tani, Gjykata vendosi që të shpallë fajtor kosovarin e dehur dhe duke ia vërtetuar veprat e lartpërmendura penale.
Në shqiptimin e vendimit, gjykatësit e kishin përkrahur akuzën e prokurorisë duke ia rritur dënimin në tre vite pa kusht. Me këtë rast, fajtori ka marrë përsipër që anëtarëve të familjes së viktimës, si kompensim në shkaktimin e dhembjeve, tu paguajë një shumë prej gjithsej 55.000 frangave zvicerane.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












