Uncategorized
Shpallet i pafajshëm kosovari i akuzuar për zjarrvënie
Pasi që autoritetet e kishin arrestuar kosovarin si të dyshuar, nuk kishin gjetur prova që do ta ngarkonin atë. Kishte vetëm thashetheme dhe indikacione, të cilat nuk mund të merren si prova nga gjykata
Një azilkërkues kosovar ishte akuzuar për zjarrvënie në qendrën ku ishte i strehuar, por, për mungesë provash, ai është liruar si i pafajshëm. Në të vërtetë, disa herë kishte pasur zjarre para një viti në qendrën e azilit në Aue-Alberoda. Për pasojë, dy dhoma ishin bërë të pabanueshme. Një refugjat sirian kishte denoncuar kosovarin, shkruan freie presse.de, por dje, kur ai duhej të dëshmonte para gjyqit, nuk kishte ardhur në gjykatë. Për këtë mungesë ai do të dënohet me 100 euro gjobë, transmeton albinfo.ch
Në dëshminë e tij të dhënë në polici ai kishte përshkruar kosovarin si njeri “të ndyrë dhe shumë të rrezikshëm. Ne arabët kemi frikë nga kosovarët. Ata nuk kanë çfarë të humbin”, ka thënë siriani.
Sidoqoftë, pasi që autoritetet e kishin arrestuar kosovarin si të dyshuar, nuk kishin gjetur prova që do ta ngarkonin atë. Kishte vetëm thashetheme dhe indikacione, të cilat nuk mund të merren si prova nga gjykata, përcjell albinfo.ch. Edhe pse kosovari në fjalë njihej në qendrën e banimit si tip i parehatshëm i cili në vazhdimësi bënte probleme dhe për këto madje është duke vuajtur një dënim, gjykata ka ardhur në përfunimin se gjendja e provave është tepër e varfër për ta dënuar personin në fjalë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë








