Uncategorized
Frika nga terrorizmi, ia kthen Zvicrës turistët vendorë
Profesori i turizmit në Universitetin e St. Gallenit, Christian Lässer ka thënë se turizmi zviceran aktualisht po përfiton nga fakti se Zvicra ende konsiderohet “vend i sigurt”. Numri i turistëve zviceranë që kanë vizituar Parisin ka rënë për 20%
Zviceranët, nga frika prej situatës së vlerësuar si të rrezikshme në shumë vende të botës, këtë vit po i kthehen më shumë turizmit në vendin e tyre. Kështu, situatat e krizës në Turqi, Tunizi dhe në Francë, (kryesisht në Paris) kanë bërë që të zvogëlohet numri i turistëve që ia mësyjnë këtyre vendeve, shkruan srf.ch. Kështu, në tremujorin e parë të këtij viti bujtjet e turistëve zviceranë kanë qenë plot 20 për qind më të pakta se në periudhën e njëjtë të një viti më parë, transmeton albinfo.ch.
Sipas nëndrejtorit të organizatës “Schweiz Tourismus” Urs Eberhard, gjatë periudhës së përmendur pikat më të frekuentuara për turistët vendorë kanë qenë Ticino, regjioni i Liqenit të Gjenevës, kantoni Graubünden dhe regjioni Berner Oberland. Ai ka thënë se numri i bujtjeve të regjistruara në janar dhe në maj dëshmon për rritje në krahasim me vitin e kaluar.
Ndërsa profesori i turizmit në Universitetin e St. Gallenit, Christian Lässer ka thënë se turizmi zviceran aktualisht po përfiton nga fakti se Zvicra ende konsiderohet “vend i sigurt”. Por ai ka kundërshtuar mundësinë që turizmi zviceran të promovojë sigurinë si përparësinë që e veçon Zvicrën nga vendet tjera evropiane, pasi që kjo është një vlerë që nuk mund të garantohet.
Nga ana tjetër, vendet tjera fqinje, përkatësisht regjionet e tyre alpine si Tiroli jugor i Austrisë ose Gjermania kanë shënuar rritje edhe më të madhe të turizmit gjatë periudhës së përmendur.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











