Shumica e qytetarëve të Maqedonisë janë kundër ndryshimit të emrit kushtetues të vendit.
Gjashtëdhjetë e dy për qind e qytetarëve të Maqedonisë nuk pranojnë që Maqedonia të ndryshojë emrin e saj kushtetues si kusht për tu bërë anëtare e NATO-s, tregon anketa e fundit që e ka bërë Instituti për Hulumtime Politike, me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes.
Në bazë të kësaj ankete, 73 për qind e qytetarëve maqedonas janë kundër ndryshimit të emrit kushtetues, kurse 62 për qind kundër ndryshimit të emrit edhe me kushtin e marrjes së karotës, anëtarësimit në NATO.
Dy të tretat e qytetarëve të Maqedonisë mendojnë se Republika e Maqedonisë i ka plotësuar të gjithë kriteret për anëtarësim në NATO.
Anketa është realizuar nga 26 marsi deri më 1 prill, ndërsa janë përfshirë 1 190 të anketuar.