Uncategorized
Xhaka, i dyti për pasime në “Euro 2016”
Granit Xhaka renditet i dyti me 369 pasime të sakta, në katër ndeshje të luajtura me helvetët. Vetëm gjermani Kroos është para tij
Granit Xhaka është futbollisti i dytë me më së shumti pasime të kompletuara në “Euro 2016”, shkruan albinfo.ch.
Edhe pse u eliminua me Zvicrën në 1/8 e finales, Granit Xhaka vazhdon të mbetet njëri nga futbollistët me më së shumti pasime të kompletuara. Xhaka renditet i dyti me 369 pasime të sakta, në katër ndeshje të luajtura me helvetët.
Vetëm Toni Kroos i Gjermanisë ka më shumë se mesfushori shqiptar, gjithsej 509. Xhaka ka qenë lider te Zvicra në Kampionatin Evropian, derisa ishte figura tragjike në penalltitë me Poloninë, duke e humbur penalltinë e vetme në këtë ndeshje.
Mesfushori shqiptar këtë verë u transferua në Arsenal nga Borussia Moenchengladbach për 45 milionë euro.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













