Pacolli të enjten e ardhshme në vizitë zyrtare në Shkup

Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, vizitën e parë jashtë Kosovës, do të bëjë në Maqedoni

Vizitën zyrtare të Pacollit në Shkup e ka paralajmëruar dje presidenti i Maqedonisë, Gjeorgji Ivanov gjatë qëndrimit në Tiranë, ku u takua me presidentin shqiptar Bamir Topi.

Pacolli do të vizitojë Shkupin të enjten e ardhshme, më 24 mars, ndërsa pos takimit me presidentin Ivanov, do të takohet edhe me kryeministrin Nikola Gruevski dhe me përfaqësuesit e partive politike të partive shqiptare në Maqedoni.

Presidenti maqedonas, vizitën zyrtare të Pacollit e ka vlerësuar si konfirmim i miqësisë midis qytetarëve të Maqedonisë dhe Kosovës.

“Maqedonia ia ka zgjatur dorën Kosovës, shtetit më të ri në Evropë dhe ka bënë marrëdhënie të afërta dhe konstruktive në të gjitha çështjet. Maqedonia aktivisht punon në integrimin e Kosovës në iniciativat rajonale”, ka thënë Ivanov gjatë takimit që pati të enjten me presidentin shqiptare, Bamir Topi.