Lajme
Vazhdon shuarja e bizneseve
Vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti janë mbyllur 727 ndërmarrje, që është për 226 më shumë se në periudhën e njëjte të vitit të kaluar. Sundimi i ligjit shihet sfidë për bizneset
Kosova, tetë vjet pas pavarësisë dhe 16 vjet pas përfundimit të luftës, nuk po arrin të krijoj infrastrukturë të qëndrueshme ekonomike për biznese dhe investime të huaja. Si pasojë e mos qëndrueshmërisë, vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti janë mbyllur 727 ndërmarrje, që është për 226 ndërmarrje më shumë se në periudhën e njëjte të vitit të kaluar.
Këto të dhëna janë publikuar në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK). Kurse, përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe atyre të Odës Ekonomike Amerikane, theks të veçantë i kushtojnë ambientit jo të favorshëm për bërje biznes dhe investime të jashtme.
Ato që më së shumti po e dëmtojnë bërjen biznese në vend janë sundimi i ligjit, situata politike dhe korrupsioni, transmeton KP.
Safet Gërxhaliu është kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës. Ai tha se sundimi i ligjit vazhdon të mbetet brenga kryesore e bizneseve. Ai po ashtu tha se edhe bizneset vendore tashmë, po largohen nga vendi, duke i zhvendosur investimet në shtetet evropiane.
“E tëra kjo është një dëshmi që me të vërtet ambienti i bizneseve, ambienti ekonomik në Kosovë nuk është në funksion të duhur dhe të merituar. Investime të huaja edhe pse të dhënat më të fundit dëshmojnë se edhe në këtë drejtim kemi rënie. Kemi të bëjmë në veçanti me pikën më të ndjeshme që është sundimi i rendit”, tha Gërxhaliu.
Oda Ekonomike Amerikane, përmes një komunikate ka reaguar për kërcënimet që iu janë bërë menaxhmentit të kompanisë kosovare të Shërbimeve për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS). Sipas qëndrimit të Odës Amerikane, sundimi i ligjit është parakusht për tërheqjen e investimeve të huaja, krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
“Mesazhet kërcënuese kundër cilitdo investitor të jashtëm ose vendor në Kosovë janë në kundërshtim me përpjekjet për përmirësim të sundimit të ligjit në vend, si dhe në kundërshtim me masat e Qeverisë për tërheqjen e investimeve të jashtme”, thuhet në reagim.
Dukuritë si korrupsioni, ambienti jo i favorshëm për bërje biznese, janë shqetësim edhe për ligjvënësit.
Raif Qela, anëtar i Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik është shprehur i shqetësuar për mungesën e sundimit të ligjit.
“Në rend të parë klima e të bërit biznes akoma nuk është në nivelin e duhur që të ketë investime të reja. Problemi kryesor i këtij vendi, mendoj që vazhdon të qëndroj korrupsioni i lartë, i cili qoftë si real, si perceptim, ndikon në mënyrë që investitorët të huaj serioz të mos vijnë lirshëm në Kosovë. Përveç këtij, janë edhe faktorë të tjerë si mungesa e zbatimit të ligjit”, tha Qela.
Ndryshe, sipas BQK-së, numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara në tre mujorin e parë të këtij viti ishte 2896, që paraqet 314 ndërmarrje më shumë se sa në vitin paraprak. Vetëm në sektorin e tregtisë janë regjistruar 820, ndërsa në hoteleri 249 ndërmarrje dhe ndërmarrje bujqësore 261sosh.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











