Uncategorized
71% të zviceranëve kundër rrogave pa punuar
Është interesant trendi i iniciativës “për të ardhura të pakushtëzuara”, siç quhet zyrtarisht iniciativa për "rroga pa punuar". 71% të zviceranëve të anketuar janë kundër saj, 26% janë pro dhe 3% të papërcaktuar
Një sondazh i realizuar nga Instituti për Hulumtim të Opinionit GFS Bern tregon trendët më të fundit në lidhje me votimet që do të mbahen më 5 qershor për iniciativat në nivel nacional.
Në bazë të këtij sondazhi, për iniciativën “Pro Service Public” do të votonin 46 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, gjegjësisht 12% më pak se një muaj më parë. Kundër saj janë përcaktuar 41% ose 15% më shumë se para një muaji, shkruan srf.ch. Megjithatë, autorët janë të mendimit se trendi shkon më shumë nga pranimi se sa nga refuzimi i iniciativës.
Vetëm mbështetësit e Partisë së Gjelbër janë me shumicë (69%) pro iniciativës. Te SVP-ja janë 39% të tillë.
Është interesant trendi i iniciativës “për të ardhura të pakushtëzuara”, siç quhet zyrtarisht ajo që në popull njihet më shumë si iniciativa për “rroga pa punuar”. 71% të zviceranëve të anketuar janë kundër saj, 26% janë pro dhe 3% të papërcaktuar, transmeton albinfo.ch. Përgjithësisht në këtë pikë nuk ka ndodhur ndonjë ndryshim në mes dy sondazheve të kryera.
Siç dihet, kjo iniciativë kërkon që njerëzit të paguhen pavarësisht nëse punojnë ose jo. 2500 franga në muaj është pagesa për të rriturit.
Iniciativa në fjalë ka vetëm në mesin e mbështetësve të Partisë së Gjelbër një shumicë, gjegjësisht 64% janë në favor të saj. Mbështetësit e Partisë Socialdemokrate (SP/PS) kanë qenë 50 % në favor dhe 47% kundër. Ndërsa te partitë e djathta përqindja e kundërshtarëve është shumë e lartë. Te SVP-ja ajo është 86%, te CVP-ja 82% dhe te FDP-ja 80%.
Iniciativën për ndryshimin e Ligjit për Azilin sipas sondazhit më të fundit, sikur votimi të bëhej javën e kaluar, do ta votonion 60% e qytetarëve me të drejtë vote, përcjell albinfo.ch. 29% do të ishin kundër dhe 11% të pavendosur.
Është interesante se këtë iniciativë të SVP-së e mbështesin vetëm 43% të anëtarëve të kësaj partie! Te partitë tjera ka një shumicë pro. Te SP/PS: 73%, FDP/PLR 70%, CVP/PDC 66% dhe Partia e Gjelbër, 57%.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim














