Lajme
Hahn: Pa demarkacion nuk ka liberalizim vizash
Komisioneri Hahn tha në Prishtinë se nuk ka liberalizim të vizave për kosovarët, nëse nuk ratifikohet në Kuvendin e Kosovës, Marrëveshje për Demarkacion me Malin e Zi
Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ua ka bërë me dije autoriteteve në Prishtinë, veçanërisht partive politike opozitare, se nuk ka liberalizim të vizave për kosovarët, nëse nuk ratifikohet në Kuvendin e Kosovës, Marrëveshje për Demarkacion me Malin e Zi, që është nënshkruar në Vjenë me 26 gusht 2015.
“Isha i qartë se pa zgjidhjen e demarkacionit nuk ka liberalizim. Jemi të gatshëm të ndihmojmë, por në fund vendimi duhet të merret nga institucionet e Kosovës, shpresoj që këto çështje të zgjidhen”, ka thënë Hahn, i cili gjatë qëndrimit në Prishtinë është takuar me krerët institucionalë, por edhe me përfaqësuesit e partive politike opozitare.
Ndërkohë, gjatë një konference për media, që Hahn ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se çështja e demarkacionit me Malin e Zi duhet të zgjidhet sa më shpejtë për të mirën evropiane të të dyja vendeve.
“Sa më parë që t’i zgjidhni këto konflikte aq më mirë do të jetë, sa më gjatë t’i mbani aq më problematike dhe të vështira do të jetë të zgjidhen. Është në interesin e të gjithë neve, është në interesin e Kosovës dhe Malit të Zi sa i përket perspektivës evropiane”, ka thënë Hahn.
Komisioneri Hahn po ashtu ka marrë pjesë në një konferencë të nivelit të lartë ku është diskutuar për rolin e MSA-së në zhvillimin ekonomik. Aty Hahn ka theksuar se Marrëveshja për Stabilizim Asociim është moment historik për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
“Institucionet e fuqishme dhe efikase, janë shumë të rëndësishme për implementimin e suksesshëm të MSA-së. MSA paraqet një kontratë që lidh Kosovën me BE-në. Është shumë e rëndësishme që e kemi ketë marrëveshje pasi që krijon zhvillim ekonomik”, ka deklaruar Hahn.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka cilësuar nënshkrimin dhe fillimin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit si një hap vendimtar për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian në raport me kriteret e Kopenhagës.
Marrëveshja e MSA-së, ka vijuar Mustafa, ka konfirmuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës për integrimin evropian si dhe, në anën tjetër, është konfirmuar vullneti i Bashkimit Evropian për pranimin e Kosovës në familjen evropiane.
Ndërkaq sa i përket demarkacionit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka shprehur pakënaqësi që kjo çështje është kushtëzuar me vizat.
“Shpreha mospajtimin tim me kushtëzimin që po i bëhet liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës me marrëveshjen për demarkacion të kufirit me Malin e Zi, duke e kundërshtuar këtë marrëveshje për shkak të cenimit të territorit të Kosovës, si dhe për shkak të presedanit të rrezikshëm që ajo do të paraqes në të ardhmen”, thuhet të ketë thënë Ymeri.
Ndërsa përfaqësuesi i partisë NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, së bashku me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, kanë kërkuar nga komisionari Hahn që çështja e vizave të ndahet nga demarkacioni.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











