Zhvillim
Idetë dhe projektet nga organizatat në diasporë, përfitim për qytetarët e Kosovës
Një delegacion nga Kosova nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) po qëndron në Zvicër, për të kërkuar ide dhe projekte nga organizatat në diasporë, të cilat do të mbështeten me grante nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë SDC nëpërmes projektit Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP).
Në një takim me përfaqësues të organizatave shqiptare në Zvicër që është mbajtur në Qendrën Kulturore të Kosovës në Cyrih, mysafirët nga Prishtina kanë prezantuar skemën e granteve që u dedikohen projeketeve që vijnë nga organizatat e diasporës, ndërsa qëllimi i tyre është zhvillimi shoqëror dhe ekonomik i Kosovës, pra përfituesit final janë qytetarët e Kosovës.
Projektet mund të realizohen në partneritet me organizatat kosovare, por bartës të ideve dhe zbatues do të jenë organizatat në diasporë.
Buxheti total që është siguruar për këto projekte kap shumën 350 mijë euro.
“Strategjia kyresore është që diaspora mund të kontribuojë në mënyrë më aktive në zhvillimin demokratik dhe shoqëror të Kosovës”, tha Teuta Purrini Xhabali (KCSF), pasi ka prezantuar mundësitë për grante.
“Me këto projekte ne synojmë të krijojmë mekanizma të qëndrueshëm për të bartur njohuritë tuaja në Kosovë, të cilat më pas do t’iu kishin shërbyer edhe institucioneve kosovare”, thotë Xhabali.
Fushat ku do të zhvillohen investimet nëpërmes këtij projekti mbulojnë të drejtat civile dhe politike të diasporës në Kosovë dhe bartjen e dijes nga diaspora e Kosovës për zhvillim shoqëror dhe ekonomik në Kosovë.
Fatmir Curri nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile, KCSF, ka thënë se diaspora ka mjaft potencial për të kontribuar nëpërmjet projekteve në shumë sektorë në Kosovë.
Më pas janë prezantuar aspektet teknike të aplikimit, ndërsa është thënë se projektet duhet të përfundojnë deri më 30 mars 2018.
Prezantimi i njëjtë do të organizohet të premten në Ambasadën e Kosovës në Bernë (ora 16) dhe të shtunën në Llozanë (16).
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë

















