Lajme
Studentëve të diasporës u hapen dyert për praktikë
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë mirëpresin akomodimin e 3000 studentëve e të diplomuarve nga diaspora, të cilët dëshirojnë të marrin përvojë praktike në institucionet e dy vendeve
Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës në një projekt të përbashkët me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së Shqipërisë, për herë të parë, kanë lansuar projektin e “Punës praktike në institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës” për studentët shqiptarë që jetojnë në diasporë.
Sipas një njoftimi, dy qeveritë mirëpresin akomodimin e 3000 studentëve e të diplomuarve, të cilët dëshirojnë të marrin përvojë praktike në institucionet e dy vendeve. Sipas një njoftimi zyrtar, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë mirëpresin aplikacionet nga rinjtë tanë nga diaspora.
Kandidatët të cilët dëshirojnë që të kryejnë punën praktike në institucionet e Republikës së Kosovës do të sistemohen në Ministritë e Qeverisë së Republikës së Kosovës sipas marrëveshjes paraprake me Ministritë përkatëse, kohëzgjatja është nga dy (2) javë deri në gjashtë (6) muaj.
Kushtet të cilët duhet të përmbushen për Aplikim: Të jenë studentë apo të kenë përfunduar studimet në njërin nga Universitetet në vendet ku jetojnë; Aftësi të mira komunikuese, me shkrim dhe me gojë; Njohje e njërës nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës; njohje e gjuhës angleze e dëshiruar.
Të përzgjedhurit, siç thuhet në njoftim, mund të fillojnë praktikën gjatë tërë vitit kalendarik, sipas kërkesës së tyre. Puna praktike është pa pagesë.
Kandidatët të cilët dëshirojnë të ndjekin praktikën në këto dy institucione mund të gjejnë më shumë informata në: http://praktika.sociale.gov.al. Kandidatët e interesuar, duhet të bashkëngjisin në email: një dokument identifikimi (të skanuar), letër motivimi, CV/Rezyme, si dhe dëshminë nga Universiteti që janë student apo që kanë përfunduar studimet, raporton Albinfo.Ch.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











