Lajme
Mogherini kërkon zbatimin e marrëveshjes Kosovë – Serbi
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini siguroi kosovarët, se Asociacioni i Komunave serbe do të bëhet sipas ligjeve vendore
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini kërkoi nga institucionet e Kosovës që t;i përmbushin edhe dy kriteret me kërkuara nga Komisioni Evropian deri në kohën kur teknikisht të hiqen vizat. Ajo po ashtu siguroi kosovarët, se Asociacioni i Komunave serbe do të bëhet sipas ligjeve vendore.
Këto komente përfaqësuesja e lartë e BE-së i bëri gjatë qëndrimit në Kosovë. Ajo sot po qëndron në Prishtinë bashkë me Komisionerin për çështje të brendshme, migracion dhe shtetësi, Dimitris Avramopoulos. Vizita e tyre bëhet vetëm një ditë pasi Komisioni Evropian i dha dritën e gjelbër lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës brenda zonës Schengen.
Mogherini dhe Avramopoulos thanë në Prishtinë se presin miratimin e plotë të propozimit për liberalizim të vizave për Kosovën edhe nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian, por paraprakisht theksuan se Kosova duhet ta ratifikojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi dhe të fuqizojë luftën e saj kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Mogheri zhvilloi një takim me kryeministrin Isa Mustafa, ku edhe mbajtën një konferencë për media si dhe mbajti një fjalim në Kuvendin e Kosovës. Ajo tha se zbatimi i marrëveshjeve në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për vazhdimin e bisedimeve mes dy vendeve.
Sipas diplomates evropiane, tha se autoritetet në Kosovë kanë treguar përkushtim të madh për vazhdimin e dialogut, nga i cili përfitojnë më së shumti qytetarët, por vlerësoi se tani duhet një përkushtim edhe më i madh për rrugën e integrimit në BE. Sipas saj, Kosova është pjesë e Evropës dhe BE-ja së bashku me autoritetet në Kosovë po punojnë për integrimin evropian të vendit.
Duke folur për liberalizimin e vizave për Kosovën, Mogherini theksoi se propozimi, është rezultat i punës së përbashkët me autoritetet e Kosovës, që mundëson lëvizjen e lirë të qytetarëve në vendet e BE-së, citon REL.
“Kjo do të thotë se Kosova është Evropë dhe ne po punojmë në integrimin e saj në BE. Kjo është një rrugë e gjatë dhe e mundimshme, ndonjëherë edhe e ndërlikuar, por kur flasim për perspektivën evropiane të Kosovës, duhet të kemi parasysh se ajo është në zemrën e Evropës”, tha Mogherini, transmeton Albinfo.Ch.
Ndërkaq, komisioneri Avramopoulos u ndal tek respektimi dhe vetëdijesimi për rregullat e lëvizjes së lirë në vendet e BE- së. Ai ia kujtoi Kryeministrit se autoritetet kosovare janë të obliguara që të zhvillojnë një kampanjë për t’ia sqaruar qytetarëve të drejta që do t’i kenë gjatë udhëtimit në zonën Shengen.
“Shpresoj që qytetarët e Kosovës do të mbrojnë të drejtat e garantuara në momentin kur propozimi hynë në fuqi”, tha Avramopolus, i cili kujtoi se pa viza do të mund të udhëtojnë vetëm ata banorë të Kosovës që janë të pajisur me pasaporta kosovare e që janë biometrike.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












