Lajme
Vetëdorëzohet Azem Syla
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Azem Syla është i dyshuar për krim të organizuar dhe shpëlarje parash
Pasi ka mbajtur në tension opinionin kosovar për disa ditë, Azem Syla është vetëdorëzuar sot rreth orës 11 në Polici, gjegjësisht në qendrën e ndalimit në Prishtinë.
Syla është sjellë nga Policia Kufitare, kurse është shoqëruar vetëm nga një polic.
I dyshuari për krim të organizuar pritet që të japë deklaratë para prokurorit dhe më pas të dërgohet në Gjykatë, për të caktuar masë sigurie për të, njnetofton koha.
Avokati Tomë Gashi ka konfirmuar se i kërkuari nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës, Azem Syla është në Kosovë.
Gashi ka bërë të ditur se tash për tash nuk e di se ku do të dërgohet Syla, sipas tij ndoshta në Prokurori, pasi s’ka urdhër arrest për ta dërguar në Gjykatë.
“Ai është këtu dhe do të presim tash për të pa se ku do të dërgohet, ndoshta në Prokurori, e jo Gjykatë sepse unë s’kam asnjë urdhër arrest për të”, ka thënë Gashi raporton KTV.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Azem Syla është i dyshuar për krim të organizuar dhe shpëlarje parash.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











