Lajme
Kosova shpërblen Majlindën, Norën dhe Tonin
Fituesja e Medaljes së Artë, Majlinda Kelmendi u shpërblye me 20 mijë €, fituesja e Medaljes së Bronztë, Nora Gjakova me 8 mijë € dhe trajneri Toni Kuka me 14 mijë €
Qeveria e Kosovës ua ndau shpërblimet shtetërore xhudistes Majlinda Kelmendi, fituese e Medaljes së Artë në Kampionatin Evropian të Zhudos, që u mbajt në Rusi, Nora Gjakovës, fituese e Medaljes së Bronztë në këtë kampionat, si dhe trajnerit të tyre, Driton Kuka. Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve u mbajt në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporti.
Në ceremoninë ku mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala u dha shpërblimet që jepen për rezultate kulmore, bazuar në rregulloren e Qeverisë së Kosovës. Sipas kësaj rregulloreje, fituesja e Medaljes së Artë shpërblehet me 20 mijë euro; fituesja e Medaljes së Bronztë shpërblehet me 8 mijë euro, ndërkaq trajneri shpërblehet me gjysmën e shumës së fituesve, 10 mijë, përkatësisht 4 mijë eurosh.
Kryeministri Mustafa i pranishëm në këtë takim ka vlerësuar lartë paraqitjen e sportistëve kosovarë në garat ndërkombëtare, dhe njëkohësisht premtoi mbështetje për ta.
Më tej kryeministri Mustafa u shpreh se Qeverisë së Republikës së Kosovës i shpreh mirënjohje të madhe ekipit të xhudos së Kosovës për afirmimin e Kosovës, afirmimin e të rinjve të Kosovës jashtë, dhe sporteve të Kosovës, duke shtuar se kjo një mënyrë shumë më e mirë e përfaqësimit të vlerave të Kosovës.
“Unë dëshiroj sot në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës t’iu uroj suksese, t’iu shpreh po ashtu një mirënjohje shumë të madhe për afirmimin e Kosovës, afirmimin e të rinjve të Kosovës jashtë dhe sporteve të Kosovës, që është një mënyrë shumë më e mirë e zëdhënies për atë çfarë është vlerë e Kosovës, vlerë e rinisë së Kosovës dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha kryeministri.
Duke iu uruar për suksesin shumë të madh që e kanë arritur, kryeministri Mustafa po ashtu shprehu domosdonë që Qeveria e Republikës së Kosovës të përkrah edhe më shumë xhudon dhe sportet e tjera.
Kampionia evropiane në xhudo, Majlinda Kelmendi, tha se sot ishte hera e parë që në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve është prezent kryeministri i shtetit të Kosovës.
“E falënderoj shumë. Po më duket që dita ditës politikanët po e pëlqejnë shumë e më shumë sportin e xhudos dhe normal që më vjen mirë për këtë. Po shpresoj shumë se do të kthehemi me sukses pas Lojërave Olimpike në Rio”, tha Majlinda Kelmendi.
Xhudistet Kelmendi e Gjakova u priten edhe nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. “Është kënaqësi t’ju takoj dhe t’ju uroj për suksesin e arritur. Suksesi juaj është edhe sukses i Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi, sipas të cilit, “Kosova është krenare me sukseset e juaja”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Paris
Kosova prezantohet në Paris, në fokus kultura, turizmi dhe potenciali i vendit Kosova prezanton potencialin e saj kulturor dhe turistik në Paris... -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë












