Feja
Fillon ndërtimi i xhamisë “problematike” shqiptare në Grenchen
Trualli i xhamisë qe bërë i njohur kur në të ishte hedhur një derr i ngordhur dhe katër koka derri. Po ashtu ky truall më parë i ka takuar një politikani të SVP-së.
Vetëm katër ditë para se t`i dilte afati i lejes për ndërtim, në Grenchen të Kantonit Solothurn ka nisur sot ndërtimi i xhamisë së bashkësisë së këtushme islame shqiptare. Kjo xhami është bërë e njohur për disa probleme që ka pasur lidhur me lejen e ndërtimit, e cila i ishte anuluar dhe sërish i është dhënë.
Ndërtimi i kësaj xhamie, të emërtuar edhe si Qendër Kulturore, kushton dy milionë franga.
Siç shkruajnë mediat zvicerane, mbikëqyrës i punës së ndërtimit të kësaj xhamie është Bashkësia Islame Shqiptare
“Jemi të kënaqur që në momentin e fundit gjithçka ka funksionuar mirë, ka thënë Isa Ismaili, anëtari i kryesisë së shoqatës në fjalë për radion SRF.
Qyteti Grenchen e kishte kushtëzuar lejen e zgjatur për një vit për ndërtimin e xhamisë me dëshminë për financimin e saj, transmeton albinfo.ch. Administrata e qytetit pastaj kishte kërkuar edhe përmirësime të planit për furnizimin me energji, etj.
Punimet për ndërtimin e xhamisë-qendër kulturore pritet të zgjasin 18 muaj. Xhamia sipas planit do të jetë e lartë tetë metra dhe do të ketë vend për 200 persona.
Sipas bashkësisë islame, paratë janë grumbulluar nga donacionet.
Xhamia po ndërtohet në një truall në zonën industriale e cila deri në vitin 2009 i kishte takuar një politikani lokal të SVP-së, përcjell albinfo.ch. Ai ia kishte shitur atë një pronari garazhi nga Bellach-Solothurn, i cili pastaj ia kishte shitur atë bashkësisë islamike shqiptare.
Trualli i xhamisë qe bërë i njohur kur në të ishin hedhur një derr i ngordhur dhe katër koka derri. Kjo kishte shkaktuar reagime të ndryshme brenda bashkësisë islame, besimtarëve dhe qytetarëve në regjion e më gjerë.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













