Parlamenti i Lucernit kundër të drejtës së votës për të huajt
Parlamenti i rekomandon popullatës që të votojë kundër të drejtës së votës për të huajt, në votimin që do të mbahet në këtë kanton

Parlamenti i kantonit të Lucernit, ka kundërshtuar mundësinë e të drejtës së votës në nivele komunash, për qytetarët me shtetësi të huaj.
Me këtë vendim, parlamenti njëkohësisht i rekomandon popullatës që të votojë kundër kësaj mundësie, në votimin popullor që do të mbahet në këtë kanton në bazë të iniciativës me moton «bashkëvendimmarrje», shkruan në portalin e televizionit publik zviceran sf.
Iniciativa është ndërmarrë nga lëvizja «Second@s plus» që përfaqëson të huajt e gjeneratës së dytë dhe nga parti e lëvizje të tjera të majta.
Iniciativa në fjalë synon që vetë komunat të kenë kompetencën për të lejuar të marrin pjesë në votimet në nivel komune edhe qytetarët me shtetësi të huaj.
Parlamenti kantonal po ashtu nuk ka pranuar që iniciativës në fjalë t`ia kundërvejë një kundërpropozim, dhe me këtë është vendosur që iniciativa, si e vetme, të hidhet për votim nga populli.
E-Diaspora
-
Prishtinë: Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare do të organizojë konferencë ekonomike Ftesë për të gjithë afaristët shqiptarë në Mërgatë...
-
Cyrih: Policia bastis plantacionin e kosovarit me 1700 rrënjë kanabisi
-
DokuFest dhe Kino Kosova lansojnë nismën “Re-Connect” për të rinjtë nga Kosova dhe diaspora
-
Gjermani: Kapen dy shqiptarë me pasaporta diplomatike false
-
Vota e diasporës, 161 899 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në KQZ
Jeta në Austri
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare Austria i bëri thirrje sot Gjermanisë të respektojë ligjet kufitare të BE-së, ndërsa policia gjermane ka...
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme