Feja
Imami i xhamisë në Winterthur: “Unë nuk kam qenë pjesë e konfliktit”
Imami i xhamisë shqiptare në Winterthur (Grüze) Imran Ameti bën një përgënjeshtrim të artikullit të publikuar të dielën në albinfo.ch lidhur me një konflikt që ka ndodhur në xhaminë që drejton ai.
Në vazhdim po e publikojmë demantimin e bërë, pa ndërhyrje përveç atyre teknike e gjuhësore.
Në lidhje me botimin e djeshëm me titull «Policia zvicerane ndërhyn për pajtimin e xhematit shqiptar mes vete», unë, Imami i Xhamisë së Winterthurit, Imran Ameti, demantoj shkrimin e djeshëm sepse unë aspak s`kam qenë prezent në xhami, që nga data 28.01.2016 që nënkuptohet se s`kam qenë prezent në at rast duke u bazu edhe në portalin 20. Minuten ku aspak nuk është përmendur prezenca e imamit po nuk di nga e keni marrë këtë informatë të gabuar. Gjithashtu personi anonim që ka dhënë deklaratë të pabazë duke u bazuar në argumentin sepse anonimiteti i tij tregon jo realitet.
Unë, me emër dhe mbiemër, Imran Ameti demantoj thënjen e personit anonim sepse pjesa dermuese e anëtarve të Xhamisë janë përkrahës të Imamit.
Sqarim i redaksisë: albinfo.ch në artikullin e djeshëm nuk ka bërë fjalë lidhur me praninë ose jo të imamit të nderuar në konfliktin e përmendur. Ne vetëm kemi transmetuar një burim tonin i cili tregon se arsyeja e konfliktit të djeshëm ka qenë një mosmarrëveshje e imamit dhe kryesisë së xhamisë, respektivisht një pjese të besimtarëve. Burimi ka pohuar se kjo pjesë është shumica dërmuese e anëtarëve të kësaj xhamie. Albinfo.ch do të marrë edhe prononcimin e kryesisë së xhamisë.
Imamit Ameti i kërkojmë falje për shqetësimin e pësuar ndonëse emri i tij nuk është përmendur në artikull.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë Policia e Vjenës do të krijojë një zonë të posaçme sigurie rreth stadiumit dhe në pjesë... -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës











