Lajme
Kryeministri fyen gazetarin: “qen bir qeni”
“Alo, Isa Mustafa jam. Ti a nuk pate me çka me u marrë a veç me vellain tem a?...qen bir qeni. Ki me pagu shtrenjtë këtë”, ka thënë Mustafa në telefon
Kryeministri i Kosovë, Isa Mustafa edhe njëherë ka humbur durimin, por kësaj here jo ndaj rivalëve politikë siç ndodhë shpesh, por ndaj gazetarëve. Ai ka kërcënuar gazetarin Vehbi Kajtazi “se do ta paguaj shtrenjtë” publikimin e hulumtimit “Vëllai i kryeministrit Mustafa kërkoi azil në Francë dhe Gjermani” publikuar në Insajder
Mustafa i ka telefonuar gazetarit Kajtazi në ora 17 e 32 nëpërmjet Viberit, duke e sharë dhe keërcpnuar.
“Alo, Isa Mustafa jam”, është prezantuar kryeministri. Ti a nuk pate me çka me u marrë a veç me vellain tem a?”, ka thënë Mustafa.
Gazetari i ka thënë se artikulli është publikuar për shkak se bëhet fjalë për migrimin e vëllait të kryeministrit dhe tregon për gjendjen e keqe në sektorin e shëndetësisë, citon Insajder gazetarin.
“Vëllau jem nuk osht në dorën teme, por në dorën e sëmundjes. Ka kancer në fyt more qen bir qeni. Ki me pagu shtrenjtë këtë”, ka thënë Mustafa duke e mbyllur telefonin.
Gazetari ka komunikuar me zëdhënësin Arban Abrashi për t’i kërkuar sqarime rreth këtij rasti. Abrashi ka thënë se ndodhet jashtë vendit. Ai ka shprehur keqardhje dhe ka shtuar se kryeministri nuk po i a hap telefonin.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, i cili është tronditur me lajmin se kryeministri Isa Mustafa ka kërcënuar gazetarin Kajtazi, pas publikimit të hulumtimit “Vëllai i kryeministrit Mustafa kërkoi azil në Francë dhe Gjermani”.
“Gazetari Kajtazi ka bërë të ditur se posedon prova se telefonata kërcënuese ka ardhur nga numri i telefonit të kryeministrit Mustafa. AGK konsideron se ky rast është skandaloz, sidomos kur kërcënimi vjen nga një autoritet i lartë, i cili do të duhej të jetë garant i lirisë së shprehjes dhe ushtrimit të lirë të profesionit të gazetarisë”, thuhet në reagim.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon nga kryeministri Isa Mustafa që të kërkojë falje publike dhe ta sqarojë pozicionin e tij lidhur me këtë çështje serioze.
Kjo situatë, sipas AGK-së, shpërfaq gjendjen e rëndë dhe kushtet e pafavorshme për ushtrimin e lirë të profesionit të gazetarisë në Kosovë.
“Ndërkaq, kërcënimet dhe dhuna ndaj gazetarëve në rritje kërkon vëmendje të posaçme nga organet e rendit për gazetarët. Të vetëdijshëm se liria e shprehjes dhe e medies është një prej vlerave më të rëndësishme të një shoqërie demokratike, AGK u bënë thirrje institucioneve të vendit që të kenë prioritet punën e gazetarëve dhe të marrin masa për krijimin e një ambienti të sigurt për gazetarët”, thuhet në reagim.
AGK thuhet se do ta njoftojë komunitetin e gazetarëve për veprimet dhe aktivitetet e mëtejme në raport me Kryeministrinë.
Ndryshe, reagimi i kryeministrit ka ardhur pasi ky medium ka publikuar një hulumtim, ku tregohet se bashkë me valën e refugjatëve, vitin e kaluar ka imigruar ilegalisht në Gjermani edhe vëllai i kryeministrit Mustafa, Ragipi. Kryeministri e pranon këtë, por thotë se ai ka shkuar për shkaqe shëndetësore, ndërsa tani është në Kosovë në gjendje të rëndë shëndetësore, duke luftuar me kancerin në qafë.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











