Zhvillim
Swiss Wood Solution investon 5 milionë € në Kërçovë
Përmbyllen me sukses në Bernë negociatat dy vjeçare ndërmjet kompanisë zvicerane “Swiss Wood Flooring Solution” dhe Agjensionit për Investime të huaja në Maqedoni Invest Macedonia.
Drejtori i Agjensionit për Investime të huaja në Maqedoni, Visar Fida dhe Alain Bolli nga kompania zvicerane, “Swiss Wood Flooring Solutions” janë dakorduar të marten në Bernë, që kjo e fundit të investojë në Maqedoni, raporton albinfo.ch.
Kompania për përpunimin e drurit “Swiss Wood Flooring Solution”, do të investojë në zonen ekonomike në Kërçovë.
Fillimisht do të ndertojë një objekt prej 2500 m2 ku do punësohen 30 punëtorë dhe pasi të përfundohet me ciklin investues kjo kompani ka premtuar se do të krijojë 110 vende te reja te punës me nje investim total prej 5 milionë eurove, është thënë në Bernë të Zvicrës.
„Pas disa përpjekjeve dhe vizitave nga ana e Swiss Wood Solutions për të gjetur vend adekuat për këtë investim zviceran, se fundi vendosëm bashkarisht që objekti i këtij investimi të realizohet në zonen teknologjike në Kërçovë”, tha për albinfo.ch drejtori i i Agjensionit për Investime të huaja në Maqedoni Invest Macedonia, Visar Fida.
“Ky proekt zviceran do të ndihmojë në zbutjen e papunësisë, sidomos është e mirëseadhru për popullatën e re në regjionin e Kërçovë. Kjo kompani do të ndihmojë gjithashtu në rritjen e besimit te kompanitë të tjera zvicerane për ta ndjekur shembullin e tyre duke investuar në Maqedoni. “Swiss Wood Solutions” njekohësisht do të ndihmojë edhe në hapjen e vendeve indirekte të punes permes kompanive që do t’i ofrojne shërbimet e tyre, njëkohësisht vlen të përmednt edhe kontributi në rritjen e eksportit nga Maqedonia, tha Visar Fida, drejtor i “Invest Macedonia”.
Kompania zvicerane “Swiss Wood Flooring Solution” fillimisht do të prodhojë prodhime nga industria e drurit me kualitet shumë të lartë përkatësisht parket dhe prodhime tjera specifike të drurit, prodhimet të cilat do t’i eksportojnë kryesisht në tregun zviceran dhe në vende tjera në Evropen Perendimore.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë













