Lajme
Aviobiletat, përplasin Kosovën me Maqedoninë
Autoriteti kosovar i Aviacionit Civil, ka bërë një kërkesë në Komisionin Evropian për të vërtetuar ligjshmërinë e subvencioneve që bënë Shkupi zyrtar ndaj aviokompanive
Subvencionimi i kompanive ajrore nga ana e Qeverisë së Maqedonisë, ka ngjallur pakënaqësi tek Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, i cili ka bërë një kërkesë në Komisionin Evropian për të vërtetuar ligjshmërinë e subvencioneve që bënte Shkupi zyrtar ndaj këtyre kompanive.
Derisa Kosova vazhdon të presë një përgjigje nga KE, Aeroporti i Prishtinës ende po bën përpjekje të tejkalojë dëmin e pësuar nga shteti fqinj. Në vitin 2014, kur Aeroporti i Prishtinës kishte shërbyer për rreth 220 mijë udhëtarë më pak se një vit më herët, Maqedonia njoftonte se Aeroporti i Shkupit kishte thyer rekordin e udhëtarëve.
Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, kompaktit në Shkup kanë arritur t’i merrnin një pjesë të udhëtareve të Aeroportit të Prishtinës. Atë kohë, ky autoritet insistonte se Maqedonia kishte bërë shkelje të konkurrencës së drejtë me këtë veprim.
Dhe derisa një përgjigje zyrtare po vonon, Aeroporti i Prishtinës po vazhdon përpjekjet që të minimizojë dhe të tejkalojë dëmet që u bënë nga shteti fqinj.
Dritan Gjonbalaj, kryeshef i këtij autoriteti, thotë se vitin e kaluar Aeroporti i Prishtinës ka zbatuar një program të ligjshëm të nxitjeve për kompanitë ajrore që për pasojë ka rritur trafikun në këtë aeroport. Ai po ashtu shpreson se pretendimet e palës Kosovare do të vërtetohen edhe nga BE-ja e cila do të kërkojë nga Maqedonia që të ndalojë këtë praktikë, raporton Insajderi.
“Mund t’u konfirmoj se vlerësimet preliminare të Komisionit janë në të njëjtën linjë me vlerësimet tona për këtë rast. Kjo dëshmohet edhe me Raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë 2015 (ish-Raporti i Progresit), në të cilin shprehet shqetësim për nxitjet financiare që Qeveria e Maqedonisë ua jep kompanive ajrore në Aeroportin e Shkupit”, ka thënë Gjonbalaj.
“Ne do të vazhdojmë të insistojmë që Komisioni Evropian t’i përdorë mekanizmat e vet për të garantuar konkurrencë të drejtë midis aeroporteve në rajon”, ka shtuar Gjonbalaj.
Në vitin 2013, Maqedonia kishte vendosur që të subvencionojë kompanitë ajrore që do të jenë të gatshme të shtojnë linjat e fluturimit nga Aeroporti i Shkupit. Këto kompani kanë marrë deri në 40 mijë euro për çdo destinacion të ri, ndërsa qeveria maqedonase ka paguar po ashtu 7 deri në 9 euro për çdo tiketë të blerë në këto fluturime.
Për më tepër, në tetor të vitit 2014, menjëherë pas ankesës së Kosovës, Maqedonia kishte thënë se në të ardhmen do të subvencionojë deri në 65 euro turistët që vijnë nga Gjermania, Amerika, Britania e Madhe, Kazakistani dhe Azerbajxhani.
Dëmet e një politike të tillë të ndjekur nga Maqedonia ishin ndjerë sidomos në vitin 2014. Derisa në vitin 2013 numri i udhëtareve që u shërbyen në Aeroportin e Prishtinës ishte 1,628,678, ky numër ishte për 14 për qind më i vogël, apo 1,404,775 udhëtare.
“Vlerësojmë se kjo rënie e numrit të udhëtarëve në vitin 2014, përveç tjerash, ka qenë e ndikuar seriozisht edhe nga subvencionet financiare të Qeverisë së Maqedonisë për kompanitë ajrore që fluturojnë në Shkup”, ka thënë Gjonbalaj.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten











