CH-Ballkani
Sulmohet objekti i Kuvendit të Kosovës
Objekti i Kuvendit të Kosovës, në të cilin gjendet edhe zyrat e presidentes së Kosovës Atifete Jahjgaja është sulmuar në mëngjesin e hershëm të së shtunës me koktej molotovi, raportojnë mediat në Prishtinë.
“Me datën 12.03.2016 rreth orës 04:00 është raportuar se disa persona të dyshuar, të maskuar kanë hedhur koktej molotovi në drejtim të ndërtesës Presidenciale. Pas hedhjes së koktej molotovit personat dyshohet se janë larguar në drejtim të rrugës ‘Agim Ramadani’ me një veture ngjyrë të bardhë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti për mediat e Kosovës.
Nga sulmi, janë thyer disa dritare të objektit.
“Fillimisht, dyshohet se me gurë e kanë thyer xhamin e dritares ku kanë tentuar që ta hedhin shishen e molotovit, çka nuk kanë arritur, pasi që shishja është goditur në muri, ku shihet një sipërfaqe e murit rreth një metër e nxirë me rastin e thyerjes së shishes, ku derivatet janë djegur në atë pjesë të murit”, ka theksuar Ahmeti.
Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitet policore duke përfshirë edhe njësinë e hetimeve dhe krim-tekniken rajonale për të kryer ekzaminimin e vendit te ngjarjes, duke përfshirë dëshmitë në vendngjarje.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












