Lajme
Alpinistët kosovarë pushtojnë Kilimanxharon
Në maje të Kilimanxharos, alpinistja Merita Gashi së bashku me 21 alpinistë kosovarë kësaj bjeshke, vendosën flamurin ku kërkohet drejtësi për gratë e dhunuara në luftë
Alpinistja kosovare Merita Gashi së bashku me 21 alpinistë kosovarë të grupit “Alpin Prishtina” kanë pushtuar malin më të lartë të Afrikës, Kilimanxharo me lartësi 5896 metra. Në maje të kësaj bjeshke, ajo ka vendosur flamurin kosovarë dhe një flamur ku kërkohet drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës.
Në paraqitjen e saj në facebook, ajo thotë se pas shumë ecjesh “misioni u kry. Maja më e lartë u pushtua”.
“Ky pushtim i kushtohet Viktimave seksuale gjatë luftës në Kosovë! Faleminderit Presidentes së Kosovës për përkrahjen morale dhe flamurin, do e kthej në Kosovë me Misionin e përfunduar!. Drejtësi faleminderit të gjithëve për përkrahje! From Afrika with love”, shkruan Gashi në facebook.
Ndryshe, javë më parë, alpinistja dhe aktivistja Gashi, ka takuar presidenten e Kosovës, Atiefet Jahjaga, nga e cila mori mbështetje për ekspeditën në Afrikë. Presidentja ia dorëzoi Gashit një flamur të Kosovës, si shenjë nderimi e respekti për ta vendosur në majën më të lartë të Afrikës, që është e katërta për nga lartësia në botë.
“Me kënaqësi ia dorëzova flamurin e Republikës së Kosovës alpinistes Merita Gashi, e cila ekspeditën e saj në Kilimanxharo do t’ia dedikojë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, si thirrje për sensibilizim shoqëror dhe institucional për vënien e drejtësisë dhe dënimin e këtij krimi lufte”, shkruante Jahjaga në rrjetin social facebook.
Kilimanxharo ka prejardhje vullkanike dhe është mali më i lartë në Afrikë, që gjendet në verilindje të Tanzanisë, në kufi me Keninë. Është i përbërë nga tri vullkane Shira, Mavenzi dhe Kibo. Maja më e lartë Uhuru gjindet në 5896 m lartësi mbidetare. Vendbanimi Moshi në shpatijet jugore është vendnisja për t’u ngjitur në Kilimanxharo. Majat tjera malore janë Mavenzi (5355 m) dhe Meru (4566m).
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










