Lajme
Vërshime në Kosovë, Peja më e rrezikuara
Rrugët në Pejë janë të mbushura me ujë, sikur të ishin në ndonjë zonë moçalike. Më kritike përshkruhen sheshi kryesor i Pejës, lagjja Dardania dhe lagjja Fidanishte
Reshjet e pandërprera të shiut kanë shkaktuar vërshime të mëdha në disa zona të Kosovës, ndërsa qyteti i Pejës është më i rrezikuari. Rrugët në këtë qytet janë të mbushura me ujë, sikur të ishin në ndonjë qytet moçalik. Më kritike përshkruhen sheshi kryesor i Pejës, lagjja Dardania dhe lagjja Fidanishte.
Kjo ka bërë që kryetari i Pejës Gazmend Muhaxhiri të krijoj shtabin emergjent për gjendje të jashtëzakonshme.
Zëdhënësi i këtij shtabi Engelbert Zefaj, tha për KP se vërshimet janë krijuar si pasojë e infrastrukturës aktuale e cila nuk ka kapacitete për ta përballuar.
“Këto janë pikat më kritike dhe ka përmbysje edhe në lagjet tjera por janë më të vogla. Kryetari ka themeluar shtabin emergjent për këtë gjendje të jashtëzakonshme dhe i kemi mobilizuar gjitha forcat njerëzore dhje mjetet motorike. Të gjitha shkollat me kërkesën e shtabit emergjent janë mbyllur”, ka thënë Zefaj.
Ai, ka bërë me dije se kanë lajmëruar edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe po presin që të njëjtit t’u dalin në ndihmë shumë shpejt. Zefaj ka bërë me dije se nuk ka pasoja në njerëz dhe deri më tani për dëmet tjera nuk kanë bërë ndonjë bilanc.
Sipas njoftimeve zyrtare, vërshime ka edhe në disa zona të Kosovës, në Prizren, Skenderaj, Drenas, Lypjan. Komuna e Prishtinës, ndërkaq është në gjendje gatishmërie me ekipet e veta dhe për çdo problem do të jetë në gjendje t’u dalë në ndihmë qytetarëve.
Në anën tjetër, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Republikës së Kosovës kanë paralajmëruar reshje të mëdha shiu për sot, e hënë, 7 mars 2016. Këto reshje do ta arrijnë maksimumin në ora 18:00.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











